dhe në mediat sociale me pretendimin se Kina ndalon pijen e gazuar “Coca-Cola” për konsumim dhe e klasifikoi atë si material pastrimi.
Përmbajtje e pa verifikuar është publikuar në median sociale Telegram me pretendimin se me 21 janar në pikën kufitare në Jarinjë, është gjuajtur me armë në drejtim të një personi të punësuar pranë Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Përmbajtjet mashtruese janë publikuar në mediat sociale, me publikimin e imazheve në të cilin paraqitet një ushtar, e që në krahun e tij të majtë shihet flamuri i Kosovës dhe një logo tjetër; si dhe publikimet mashtruese për dhënie kredish nga një faqe e dyshimtë.
Në media u raportua gabimisht se Kosova dhe Shqipëria renditen si vendet e fundit në Evropë me të ardhura, sa i përket fuqisë blerëse.
Teori konspirative nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë se plaçkitja e dy shtëpive të familjeve serbe në fshatin Bërnicë e Poshtme, afër Prishtinës është kryer me “qëllim të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre”.
Lajm i rremë në mediat sociale me disa imazhe të monumentit historik të Kullës së Eiffel në Paris ku pretendohet se ka marrë flakë dhe po digjet, si dhe se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Dezinformatë
Faqja “AtdheuLajm” ka publikuar me datë 21 janar në Facebook, një artikull me titull “Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra po kërkon punëtor në këto sektore”. Faqja “AtdheuLajm” ka publikuar dje me datë 21 janar në Facebook, një artikull me titull “Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra po kërkon punëtor në këto sektore”. (këtu)
Një llogari në median sociale “Facebook” ka bërë një postim me mbishkrimin “KINA NDALON COCA-COLA PËR KONSUMIN E NJERIUT DHE E KLASIFIKOI ATË SI MATERIAL PASTRIMI”. Edhe në përmbajtjen e postuar vazhdon pretendimi se Kina ka ndaluar pijen e gazuar “Coca-Cola” duke shtuar se “Në Kinë, Coca-Cola do të shitet si pastrues kanalizimesh, dhe pije jo alkoolike Coca-cola e prodhuar nga kompania amerikane Coca-Colla Company sipas vendimit të Komitetit Qendror të Kinës për Zhvillimin Ekonomik”. Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk është i saktë. (këtu)
Mediumi informativ “EuroNews” në gjuhën shqipe ka publikuar në portal një artikull me anë të cilit pretendohet se tifozët shqiptarë nuk kanë arritur të sigurojnë bileta për kampionatin evropian të futbollit, Euro 2024. E njëjta gjë pretendohet si në titullin ashtu edhe në përmbajtjen e artikullit. Pas verifikimit nga hibrid.info, është kuptuar se pretendimi është i përgjithësuar dhe se mungojnë të dhënat konkrete që mbështesin atë. (këtu)
Përmbajtje e pa verifikuar
Në median sociale “Telegram” nga një llogari në gjuhën serbe, me 21 janar është publikuar një postim që pretendon se atë ditë në pikën kufitare në Jarinjë, është gjuajtur me armë në drejtim të një personi të punësuar pranë Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info nuk e ka gjetur të publikuar këtë informacion në mediat kryesore në gjuhën shqipe dhe serbe që i monitoron në baza ditore, si dhe lidhur me këtë rast nuk është raportuar as në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. (këtu)
Clickbait
Portali i dyshimtë me emrin “AtdheuLajm” ka publikuar më 22 janar një artikull, në titullin e të cilit pretendohet rënia e çmimit të drurit dhe peletit. Pas verifikimit nga hibrid.info, në përmbajtjen e këtij artikulli kuptohet se bëhet fjalë për zhvillime në shtetin serb. Marrë parasysh faktin që ky portal është në gjuhën shqipe, mos-qartësimi i vendit të lajmit, e bën titullin e artikullit përgjithësues. (këtu)
Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar një artikull lidhur me një vendim të qeverisë, ku në mbishkrim thuhet “Qeveria ndanë 2.5 milion euro per masen 2.1. Kjo kategori perfiton”. Por, pas klikimit në vegëzën e ofruar në postim shfaqet një artikull me titullin e njëjtë, por i publikuar më 1 nëntor 2023. Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se pretendimi nuk qëndron dhe se ky vendim është i vjetër dhe nuk përkon me aktualitetin në vend. (këtu)
Një portal informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe, ka publikuar një artikull me titull “Tragjike/ Qendra tregtare përfshihet nga flakët, raportohet për 25 të vdekur”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja, duke lënë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqip-folës, sikurse gjuha e portalit që e ka publikuar. (këtu)
Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar sot (27 janar) një artikull me titull “E rëndë/ Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, raportohet për të vdekur”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Përveç titullit përgjithësues, hibrid.info ka vërtetuar se edhe fotografia e vënë në këtë artikull nuk i përket kësaj ngjarje të ndodhur në SHBA. (këtu)
Portali informativ në gjuhën shqipe, me emrin “sot.com.al” ka publikuar dje (25 janar) një artikull me titull “Përfshihet nga flakët një spital, zbulohet shkaku”. Pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje. (këtu)
Mashtrim
Faqja në Facebook me emrin “FSK Forca e Sigurisë së Kosovës” ka publikuar me datë 18 janar një fotografi në të cilin paraqitet një ushtar, e që në krahun e tij të majtë shihet flamuri i Kosovës dhe një logo tjetër. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ushtari në fotografi është pjesëtar i Forcave të Armatosura të Suedisë, si dhe imazhit origjinal i është hequr fotografia e flamurit të Suedisë nga krahu i ushtarit, e cila është zëvendësuar me atë të Kosovës. (këtu)
Faqja në Facebook që mban emrin “Kredi personale” ka publikuar me datë 19 janar një imazh të cilin e paraqet si vlerësim nga një klient, i cili sipas kësaj faqe është ndarë i kënaqur me procedurat për marrjen e një kredie. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhin me vlerësimin nga një klient, kjo faqe e ka marrë nga institucioni mikrofinanciar “AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë”. (këtu)
Gabim
Portali i revistës “monitor.al” ka publikuar një artikull, në titullin e të cilit tregohet saktë se Kosova dhe Shqipëria renditen si vendet e fundit në Evropë me të ardhura, sa i përket fuqisë blerëse. Në përmbajtje të po këtij artikulli është pretenduar se këto dy vende, po ashtu qëndrojnë të fundit edhe në Evropë, sipas fuqisë blerëse. Pas verifikimit nga hibrid.info, në raportet e FMN-së, për vitet 2023 dhe 2024, është vërtetuar se Ukraina renditet e fundit, në Evropë në këtë aspekt. (këtu)
Teori konspirative
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka publikuar më 21 janar një komunikatë lidhur me plaçkitjen e dy shtëpive të familjeve serbe në fshatin Bërnicë e Poshtme, afër Prishtinës. Për rastin e plaçkitjes, ky institucion është deklaruar se veprimi është kryer me “qëllim të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se nuk dihet qëllimi dhe kryesit e veprës. (këtu)
Lajm i rremë
Një llogari në Facebook ka publikuar më 17 janar disa imazhe të monumentit historik të Kullës së Eiffel në Paris. Përmes mbishkrimit dhe pamjeve në këtë postim, pretendohet se Kulla e Eiffel ka marrë flakë dhe po digjet. Por, pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është vërtetuar se ky pretendim nuk është i saktë. (këtu)
Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, me anë të cilit pretendohet se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, janë takuar. Pretendimi tutje pohon se pas këtij takimi Turqia do t’i dërgojë 10 mijë trupa ushtarake shtesë, në ndihmë për Kosovën. Hibrid.info ka verifikuar se takimi i fundit i këtyre dy liderëve, ka ndodhur në shkurt të vitit 2023, prej edhe nga është marrë imazhi i publikuar në video-material. Ndërsa njoftimet fundit për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë, nga NATO, janë gjetur në tetor të vitit të kaluar, pas sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, në veri të vendit. (këtu)