Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Kina ka ndaluar pijen e gazuar “Coca-Cola”

HIBRID

Një llogari në median sociale “Facebook” ka bërë një postim me mbishkrimin “KINA NDALON COCA-COLA PËR KONSUMIN E NJERIUT DHE E KLASIFIKOI ATË SI MATERIAL PASTRIMI”.

Edhe në përmbajtjen e postuar vazhdon pretendimi se Kina ka ndaluar pijen e gazuar “Coca-Cola” duke shtuar se “Në Kinë, Coca-Cola do të shitet si pastrues kanalizimesh, dhe pije jo alkoolike Coca-cola e prodhuar nga kompania amerikane Coca-Colla Company sipas vendimit të Komitetit Qendror të Kinës për Zhvillimin Ekonomik”.

Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk është i saktë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga llogaria “Patriotet E Botes Re”:

https://archive.is/aYRSl


Hibrid.info gjatë kërkimeve në internet ka gjetur se pretendimi i njëjtë është trajtuar edhe nga platformat e huaja për kontroll faktesh, si “thequint.com” ku tregohet se pretendimi është i rremë. (shih këtu)

Një pretendim i tillë gjendet në internet qysh nga viti 2018 në një faqe ruse të quajtur “Panorama”, e cila në fund të artikullit shkruante  – “Të gjitha tekstet në këtë faqe janë parodi groteske të realitetit dhe nuk janë lajm real”, çka sqaron se ky pretendim është vetëm një satirë dhe jo-domosdoshmërisht diçka e vërtetë. (shih këtu)

As në faqen zyrtare në gjuhën angleze të Këshillit Shtetëror Kinez, nuk ka të dhëna për një pretendim të tillë. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se një llogari në Facebook ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se Kina ka ndaluar konsumin e pijes së gazuar “Coca-Cola” dhe se ajo do të përdoret vetëm si material pastrimi.

Pas hulumtimit është gjetur se ky artikull qarkullon në internet që nga viti 2018 dhe është publikuar nga një faqe satirike duke treguar që ky deklarim nuk është i vërtetë, si dhe një pretendim i tillë nuk është gjetur në asnjë burim kredibil.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere