[email protected]
Artikull i trilluar: Mustafa nuk ka deklaruar atë që pretendohet në titull
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull me titull “Mustafa: ‘Më përpara shkojm në zgjedhje, se t’a shkarkojm Selmanaj’”.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Edhe pas hulumtimit dhe verifikimit përmes makinave të kërkimit, ekipi hibrid.info nuk ka arritur të gjejë ndonjë deklaratë e tillë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj u kritikua ashpër pas deklaratave për deputeten e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci mbi temën e të pagjeturve. Ndërsa portali i dyshimtë ‘GazetaProgresi.com’ e shfrytëzoi këtë temë aktuale duke krijuar shkrim të rremë për të, në mënyrë që të tërheqë lexuesit të klikojnë në artikull.

Teksti i artikullit të publikuar në “GazetaProgresi.com”:

Mustafa: ‘Më përpara shkojm në zgjedhje, se t’a shkarkojm Selmanaj.’ – (VIDEO)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë intervistes së djeshme bëri me dije se Driton Selmanaj e ka mbështetjen e plote nga gjithë antarët e LDK-së, Mustafa tha se Selmanaj është i paprekshem.

Mustafa tha: ‘Më përpara shkojm në zgjedhej të reja, se sa të shkarkojm Selmanaj, ai është njëriu që i duhet Kosovës.’ – happeni happsiren e më p00shme ndiqniii pamjjet e intervistes..

Vegëza e artikullit të publikuar në “GazetaProgresi.com”:

https://gazetaprogresi.com/mustafa-me-perpara-shkojm-ne-zgjedhje-se-ta-shkarkojm-selmanaj-video/

Analiza: Pas analizës së fakteve të kontrolluara, ky shkrim u kategorizua nga hibrid.info si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”, duke qenë se nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others