Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Media dhe firmat e teknologjisë bashkojnë forcat për të trajtuar mitet e dëmshme rreth vaksinave Covid

HIBRID

Një koalicion i ofruesve të lajmeve dhe kompanive të teknologjisë është zotuar të punojnë së bashku për të trajtuar dezinformatat e dëmshme në lidhje me vaksinat Covid-19.

Ky koalicion quhet Iniciativa e Lajmeve të Besueshme “Trusted News Initiative” (TNI) dhe përfshinë anëtarët si BBC, Reuters, Facebook, Google / YouTube dhe Twitter, raporton BBC.

Projekti u krijua vitin e kaluar për të luftuar lajmet e rreme rreth zgjedhjeve.

Drejtori i përgjithshëm i BBC Tim Davie tha: “Pavarësisht nëse është një kërcënim për shëndetin tonë ose një kërcënim për demokracinë tonë, dezinformimi po rezulton se ka një kosto njerëzore”.

Ai shtoi se viti 2020 kishte parë “përhapjen e shpejtë të dezinformimit të dëmshëm dhe një numër në rritje të teorive të konspiracionit në internet”.

Projekti nuk do të parandalonte “shqetësimet legjitime” në lidhje me vaksinat që transmetohen, por do të përpiqet të ndalojë “mitet e dëmshme të dezinformimit”, shtoi Davie.

Përhapja e pretendimeve të rreme në lidhje me vaksinat në mediat sociale është rritur së fundmi. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka bërë të ditur se bota po lufton një “infodemi” si dhe një pandemi, me një mbingarkesë informacioni – disa prej tyre të rreme – duke e bërë të vështirë për njerëzit të marrin vendime për shëndetin e tyre.

Iniciativa e Lajmeve të Besuara njoftuan se anëtarët e saj do të paralajmëronin njëri-tjetrin për “dezinformim i cili paraqet një kërcënim të menjëhershëm për jetën në mënyrë që përmbajtja të rishikohet menjëherë nga platformat, ndërsa botuesit sigurojnë që ata të mos ribotojnë pa dashur gënjeshtra të rrezikshme”.

YouTube, Facebook dhe Twitter tashmë janë zotuar se do të heqin pretendimet e dëmshme dhe mashtruese, së bashku me kompanitë që janë pjesë e një grupi tjetër me kontrollorë faktesh, qeveritë dhe studiuesit, për të gjetur një mënyrë të re për të trajtuar dezinformatat.

(Artikull i marrë nga BBC)

https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-55257814

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere