Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Twitter nga java e ardhshme fillon me reduktimin dhe largimin e lajmeve të rreme rreth vaksinave COVID-19

HIBRID

Twitter të mërkurën njoftoi se, duke filluar nga java e ardhshme, do të nisin me politikat e reduktimit dhe, në disa raste heqjen e publikimeve që përmbajnë keqinformim të dëmshëm në lidhje me vaksinat Covid-19.

Në mënyrë të veçantë, Twitter kanë njoftuar se do të marrin masa ndaj pretendimeve të rreme që sugjerojnë se imunizimet dhe vaksinat përdoren për të kontrolluar popullatat, pretendime të rreme që janë hedhur poshtë gjerësisht në lidhje me ndikimet e pafavorshme të vaksinave dhe pretendimet e rreme se Covid-19 nuk është i vërtetë dhe për këtë arsye vaksinimet janë të panevojshme.

Kompania gjithashtu bëri të ditur se në 2021 mund të vendosin etiketa ose paralajmërime në cicërima (tweets) që shtyjnë thashetheme të pabazuara, pretendime të diskutueshme dhe informacione jashtë kontekstit në lidhje me vaksinat. Këto etiketa do të drejtojnë përdoruesit e Twitter drejt informacionit autoritar të shëndetit publik, tha kompania.

Politikë të ngjashme është duke e ndjekur edhe Facebook, të cilët në fillim të këtij muaji, njoftun se do të fillojnë të heqin dezinformatat në lidhje me vaksinat e koronavirusit, në kohën kur shumë vende të botës kanë filluar apo planifikojnë shpërndarjen e tyre.

(Artikull i marrë nga CNBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere