Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Gjurmët digjitale

GENTIANA PAçARIZI

Çfarë fotografi ju dalin kur kërkoni emrin tuaj në Google? A keni fotografi ose profile të vjetra tuajat që nuk ju pëlqejnë, por s’mund t’i fshini? Nëse një kompani kërkon t’ju punësojë dhe ju hulumton në botën digjitale, krejt çka u shfaqet lidhur me ju përbën identitetin tuaj online që përbëhet prej gjurmës suaj digjitale.

Një gjurmë digjitale është një shteg i të dhënave që krijoni gjatë përdorimit të Internetit. Ai përfshin faqet e internetit që vizitoni, email-at që dërgoni dhe informacionin që paraqisni në shërbimet online.

Ekzistojnë dy lloj gjurmësh digjitale, pasive dhe aktive.

Një “gjurmë digjitale pasive” është informacioni që pa dashje e lini në internet. Për shembull, kur vizitoni një faqe në internet, serveri i internetit mund të regjistrojë adresën tuaj IP, e cila identifikon ofruesin tuaj të shërbimit të Internetit dhe vendndodhjen tuaj të përafërt. Ndërsa adresa juaj IP mund të ndryshojë dhe nuk përfshin ndonjë informacion personal, ajo përsëri konsiderohet pjesë e gjurmës tuaj digjitale. Një aspekt më personal i gjurmës suaj digjitale pasive është historiku juaj i kërkimit, i cili ruhet nga disa motorë kërkimi ndërsa jeni të regjistruar.

Një “gjurmë aktive digjitale” përfshin të dhëna që qëllimisht i paraqisni në internet. Dërgimi i një email kontribuon në gjurmën tuaj digjitale aktive, pasi prisni që të dhënat të shihen dhe / ose të ruhen nga një person tjetër. Sa më shumë email-a të dërgoni, aq më shumë rritet gjurma juaj digjitale. Meqenëse shumica e njerëzve e ruajnë emailin e tyre në internet, mesazhet që ju dërgoni lehtë mund të qëndrojnë në internet për disa vjet ose më shumë.

Sa herë postoni në rrjetet sociale dhe gjatë gjithë kohës që e kaloni online, ju vazhdimisht shtoni gjurmët tuaja digjitale. Edhe “pëlqimi” i një faqe ose një postimi në Facebook shton gjurmën tuaj digjitale, pasi që të dhënat ruhen në serverat e Facebook. Gjithkush që përdor internetin ka një gjurmë digjitale, kështu që nuk është diçka për t’u shqetësuar. Sidoqoftë, do të ishtë mirë nëse ndaleni dhe mendoni se çfarë gjurmë të dhënash po lini pas.

Për shembull, nëse ndaleni dhe mendoni se çkado që postoni apo pëlqeni në botën online, do të jetë me shumë gjasa gjithmonë pjesë e gjurmës suaj digjitale, sado që mund ta fshini nga faqja juaj, do të keni më shumë kujdës mbi përmbajtjen që vendosni ta shpërndani. Shumë prej gjurmës suaj digjitale nuk fshihet kurrë dhe në kohën e botës online, se si ju paraqiteni online, ka shumë rëndësi. Kompani të shumta shfletojnë profilin e rrjeteve sociale të kandidatëve për punë. Nga aty ata mund ta krijojnë një përshtypje për ju në bazë të gjërave që postoni apo pëlqeni. Andaj, është e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje identitit tuaj online njëjtë si i kushtoni vëmendje se si dukeni dhe çka flisni në një intervistë pune.

Disa nga gjërat që mund t’i bëni për ta kontrolluar gjurmën tuaj digjitale:

Kërkoni emrin tuaj në Google dhe shihni se çka ju shfaqet.

Fshini të gjitha llogaritë online të cilat nuk i përdorni më.

Mbani mend se çkado që postoni online, ka potencial të mbetet aty përgjithmonë.

Mendoni para se të postoni apo shpërndani diçka.

Kujdesuni se cilat të dhëna personale i ndani online.

Gjurmët digjitale mund t’ju kontribuojnë në të mirën tuaj nëse bëni përpjekje që të lini gjurmë të mira në botën online. Ju mund të zgjidhni saktësisht se dëshironi të dukeni online duke u përkujdesur që t’i theksoni pikat tuaja të forta, si p.sh. eksperiencën tuaj të punës, apo shkathtësitë që i posedoni. Mbani mend se ajo se çka tregoni online është një lloj CV-je apo rezymeje virtuale e shpërndarë në platforma të ndryshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere