Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

ChatGPT, gazetaria dhe dezinformimi: një rreth i pafund i verifikimit të fakteve

FESTIM RIZANAJ

Vetë inteligjenca artificiale (AI) nuk përhap dezinformata, thotë gjeneruesi i automatizuar i tekstit ChatGPT. Sipas tij, algoritmet e inteligjencës artificiale mund të zhvillohen për të automatizuar gjenerimin dhe shpërndarjen e informacionit të rremë, por janë njerëzit ata që projektojnë dhe vendosin këto algoritme për qëllime keqdashëse.

Ky model i avancuar i gjuhës së AI, i krijuar për të përsëritur bisedat njerëzore, u lançua në nëntor 2022 dhe sipas të dhënave më të fundit të disponueshme, aktualisht ka më shumë se 100 milionë përdorues, duke e bërë atë aplikacionin me rritjen më të shpejtë në histori. Vetëm për krahasim, TikTok-ut iu deshën 9 muaj për të arritur 100 milionë përdorues dhe Instagram 2.5 vjet.

Chatbot i zhvilluar nga kompania OpenAI hapi shumë polemika dhe sfida. Pavarësisht nëse është një detyrë shtëpie, një ese, një artikull gazetaresk ose një kërkim më i thelluar, ChatGPT është “ngarkuar” për t’iu përgjigjur çdo numri pyetjesh që çdokush mund t’i bëjë atij. Aty ku përfundojnë përgjigjet është e vështirë të gjesh dhe akoma më e vështirë të kontrollosh saktësinë e tyre.

Inteligjenca artificiale e vendos gazetarinë në një pozicion të pa lakmueshëm

Njohësit e kësaj fushe vlerësojnë se gjeneruesit automatikë të tekstit janë në gjendje të krijojnë çdo tekst, i cili nuk mund të njihet nëse shkruhet nga një qenie njerëzore ose nga një makinë. Sipas tyre, ChatGPT duke “parë” dhe “mësuar” nga ato që gazetarët kanë shkruar deri më tani, përballemi me mundësinë reale të mbiprodhimit të teksteve me, mesatarisht, të njëjtën cilësi si ato të shkruara deri më tani nga gazetarët.

Studiuesit e kësaj çështjeje rolin e ChatGPT-së në gazetari, si pozitive po ashtu edhe negative. Nga pikëpamja pozitive, kjo teknologji mund t’i ndihmojë gazetarët të plotësojnë ato pjesë të përmbajtjes gazetareske, ku duhet shpjeguar shkurt historia e ngjarjes për të cilën shkruhet. Sipas tyre, gjykimi njerëzor, të menduarit kritik dhe të kuptuarit kontekstual mbeten kritike në interpretimin dhe paraqitjen e lajmeve në mënyrë të saktë dhe etike. Inteligjenca artificiale duhet parë si një mjet për të rritur aftësitë gazetareske, duke i mbështetur gazetarët në punën e tyre, në vend që t’i zëvendësojë ata.

Vija midis dezinformimit dhe tekstit të gjeneruar automatikisht është e hollë

Sipas ekspertëve, linja midis dezinformimit dhe tekstit të gjeneruar automatikisht është e hollë dhe se dezinformata nuk mund të lidhet me AI. ChatGPT pranon se AI mund të jetë i ndjeshëm ndaj dezinformatave dhe rekomandon disa faktorë për t’u marrë parasysh. Të tilla si fakti që modelet e AI si ChatGPT mësojnë nga sasi të mëdha të dhënash, duke përfshirë tekste nga interneti, kështu që ai nëse ato të dhëna përmbajnë informacion të njëanshëm ose të pasaktë, modeli mund ta përhapë pa dashje atë keqinformim në përgjigjet e tij.

Për të zbutur këto sfida, ChatGPT rekomandon përfshirjen e proceseve të mbikëqyrjes njerëzore dhe të kontrollit të fakteve kur përdorni përmbajtje të krijuar nga AI.

Sipas ChatGPT, parandalimi i ndarjes dhe krijimit të lajmeve të rreme me inteligjencën artificiale (AI) kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe shumëplanëshe që përfshin konsiderata ligjore, teknologjike dhe etike.

Shkrimin e plotë e gjeni në mim.org.mk

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere