Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që qarkullon në rrjet nuk tregon një gjeneral britanik të vrarë në Gaza

HIBRID

Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar një imazh të një personi me veshje ushtarake, me mbishkrimin “Vritet në Gaza Majori Britanik Aleksandër Emanuel”.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se pretendimi nuk qëndron dhe se ky imazh ekziston në rrjet që nga viti 2008.


Vegëza e imazhit të publikuar nga faqja “Rinia Islame e Tetovës”:

https://www.facebook.com/riniaislame.etetoves/posts/pfbid0VkQ8UR3EnRuRHBuurSJ2gANwiZw5epkWaVHUWUS5aS18QY2Rxk5wm2WZmpZjgZrfl


Hibrid.info gjatë hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVid” ka arritur të gjejë fotografinë e njëjtë të publikuar në agjencinë fotografike private britanike “Alamy”. (shih këtu)


Të dhënat e kësaj agjencie fotografike tregojnë se fotografia është shkrepur më 12 dhjetor 2008 në Gjermani, dhe në përshkrimin që i bëhet fotografisë thuhet “Tetari John Horn, një operator i një tanku sfidues nga Rojet Mbretërore Scots Dragoon, me të fejuarën Laura Mcgee në kazermën Wessex në Bad Fallingbostel, Gjermani, pas kthimit nga Iraku.”.

I njëjti imazh që është shpërndarë në rrjet nga media të huaja është trajtuar nga agjencia franceze “AFP”. Edhe sipas “AFP- fact-check” fotografia me pretendimin se është vrarë një ushtarë britanik në Gaza nuk qëndron dhe agjencia nuk ka gjetur “asnjë gjurmë të ndonjë gjenerali britanik të quajtur Alexander Emmanuel”. (shih këtu)


Analiza:

Duke publikuar një imazh të vjetër të një tetari britanik, një faqe në gjuhën shqipe ka pretenduar rrejshëm se është vrarë në Gaza Majori Britanik Aleksandër Emanuel.

Hibrid.info, ka gjetur fotografinë origjinale ku tregohet se daton nga dhjetori i vitit 2008, dhe nga trajtimi i bërë nga agjencia franceze “AFP” thuhet se ky pretendim është i rremë dhe se nuk ka ndonjë gjurmë të ndonjë gjenerali britanik që quhet Alexander Emmanuel.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere