Shumë media në Kosovë dhe më gjerë, kanë publikuar sot lajme dhe artikuj të sajuar, jo të vërtetë, për “1 Prill” i njohur si dita e rrenave dhe mashtrimeve.
Publikimi i këtyre artikujve ka bërë që të krijohen paqartësi tek ata lexues, të cilët i kanë lexuar vetëm titujt apo hyrjen e artikullit, por jo edhe të gjithë përmbajtjen, në fundin e së cilës ndodhet sqarimi se ky artikull është i rremë dhe është bërë për 1 Prill.
Hibrid.info ka grumbulluar artikuj me përmbajtje të sajuar, të publikuar sot nga disa media të Kosovës. Në këtë rast, ekipi i hibrid.info nuk ka pasur nevojë që të bëjë kontroll të fakteve, meqenëse vetë redaksitë e kanë pranuar se këto histori apo pretendime të publikuara, nuk janë të vërteta.
Mirëpo, duke e konsideruar të nevojshme që të njoftohen ata lexues që nuk kanë arritur të kuptojnë se këto lajme janë të pavërteta, hibrid.info i ka sjell të disa prej tyre, të vlerësuara në bazë të aktivitetit në rrjetet sociale dhe nivelit të lartë keqinformues që po e kanë tek lexuesit.
Koha Ditore: Në shenjë falënderimi për fitoren në Sevilla, Spanja vendos ta njohë Kosovën
Telegrafi: Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti do ta votojnë Vjosa Osmanin, por kundër kanë dalë disa deputetë të LVV-së
Zëri: Kurti del kundër Osmanit për presidente, afrohet me Haradinajn
Bota Sot: LAJMI I FUNDIT: Lirohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi
Fakte Plus: Vendos Qeveria: Nga nesër mbyllet për dy javë Kosova