[email protected]
Lajmet e publikuara nga mediat e dyshimta për ngjarjet në veri të Kosovës
shape
shape
shape

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës janë duke shërbyer në masë të madhe edhe për ndërtimin e lajmeve me pretendime të rreme. Këto pretendime janë shpërndarë përgjatë këtyre 7 ditëve të aktivitetit të shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.

Hibrid.info ka sjellë disa nga pretendimet e rreme që janë shpërndarë në portalet e dyshimta (shih këtu listen, sipas metodologjisë së hibrid.info), e të cilat po nxisin trafik të gjerë në mediat sociale.

Në mesin e titujve të lajmeve të tilla që po ngjallin më shumë reagim janë ato që po pretendojnë të paraqesin deklarata kërcënuese të zyrtarëve politikë e institucionalë nga Kosova e Serbia.

Vegëzat e disa prej publikimeve me pretendime të rreme nga disa portale të dyshimt:

https://gazetamitrovica.com/2021/09/25/rakiqedhe-naj-dite-do-e-marrim-krejte-kosoven-do-ta-shihni/?fbclid=IwAR2o3yXc6Y9R8iV1PP8Gn3X271XdDtiCSLAJQ3UEGKKLHJhGswt9Vr94tx0
https://postlajme.net/57082?3&fbclid=IwAR22uycuwGI1XEsiVNKdOBnI4SVqIaYO7i0aPbTej_so84CXeB7x3LyGaUw
https://postlajme.net/57082?3&fbclid=IwAR22uycuwGI1XEsiVNKdOBnI4SVqIaYO7i0aPbTej_so84CXeB7x3LyGaUw

Në vegëzen e parë paraqitet një lajm nga portali i dyshimtë “gazetamitorvica.com” ku pretendohet se udhëheqësi i subjektit politik “Lista Serbe”, Goran Rakiq, të ketë thënë se “Edhe naj ditë do e marrim krejtë Kosovën, do ta shihni!”.

Në vegëzen e dytë paraqitet lajmi i portalit tjetër të dyshimtë “postlajme.net”. Në këtë artikull pretendohet të paraqitet një deklaratë e paqenë e kryeministrit të Kosovë, Albin Kurtit, gjoja se ka deklaruar se “Kurti Hallakat Serbët, Do Të Kërkojë Leje Nga KFOR-I Për Dërgimin E Ushtrisë Së Kosovës Në Veri?”

Nga kontrolli i fakteve të bërë nga hibrid.info është vërtetuar se këto pretendime janë të pavërteta.

Hibrid.info gjatë këtyre ditëve ka publikuar një sërë dekonspirime të lajmeve të rreme, që ndërlidhen me zhvillimet e fundit në vend.

Share With Others