Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi “Biznesmeni kosovar kërkon 500 punëtorë me rrogë 1500 Euro” është tërësisht i sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Ky eshte biznismeni i pare Kosovare qe kerkon 500 puntore me rroge 1500 Euro”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, pasi nuk ka asnjë informacion rreth këtij pretendimi.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës së kërkimit “Google”, dhe nuk ka gjetur ndonjë informacion lidhur me këtë artikull, që tregon se ky artikull ka përmbajtje tërësisht të trilluar.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Kosovari nga Gjermania ka kerkuar 500 puntore ne baushtell, pasi tashme jan hequr vizat aplikimi per vize nuke eshte problem, e gjitha ajo qfar duhet te beni eshte te plotsoni formularin me poshte dhe te dergoni ne numrin qe ju lem me poshte aplikimi vlen deri me daten 3/25/2018.

Me poshte keni detajet tjera. / 7 sekonda pasi ta hapësh marketingun dhe vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/06/10/ky-eshte-biznismeni-i-pare-kosovare-qe-kerkon-500-puntore-me-rroge-1500-euro/?fbclid=IwAR2HtOlKJ_2NBmdaQABbT6hB3aEMJsat9cSTPkqeR9eWi0M0RczklZ6AGnE

Në përmbajtjen e këtij teksti të sajuar, pretendohet rrejshëm se aty mund të gjendet një numër telefoni, në të cilin mund të dërgohet formulari për aplikim për punë.


Analiza:

Artikulli i “Specialja.com” përmban titull dhe përmbajtje të rreme, duke dezinformuar lexuesit. Këto lajme krijohen qëllimisht për të përfituar klikime, të cilat pastaj kthehen në të ardhura financiare.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere