Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Me fushatën zgjedhore vijnë rreziqet e informacionit të pasaktë

HIBRID

Sot, më 13 shtator, nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë. Me fushatën mund të vijnë edhe rreziqet e informacionit të pasaktë.

Duke u bazuar në parafushatën dhe fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, hibrid.info ka identifikuar metoda të ndryshme të keqinformimit.

Mund të shfaqen sondazhe të vjetra që prezantohen si të reja ose edhe sondazhe të fabrikuara, pa burim e pa metodologji. Në periudhën para zgjedhjeve të shkurtit, hibrid.info ka identifikuar 36 sondazhe të rreme (shih këtu dhe këtu).

Mund të shpiken deklarata që iu atribuohen politikanëve, fjalë që ata kurrë nuk i kanë thënë — vetëm për të krijuar narrativë të rreme (këtu dhe këtu). Kontrolloni gjithmonë burimin dhe kontekstin.

Video dhe lajme të vjetra mund të ripublikohen me pretendime të rreme se janë aktuale (këtu dhe këtu).

Mund të aktivizohen faqe në media sociale që kanë qenë pasive për muaj të tërë. Papritmas, ato mund të fillojnë të shpërndajnë qindra postime me përmbajtje politike — strategji kjo për të manipuluar votuesit dhe për të ndikuar perceptimin publik (këtu dhe këtu).

Fotografi të montuara ose video të shkëputura nga konteksti mund të përdoren për të ndërtuar narrativë të rreme. Kujdesuni për pamjet që duket se janë ‘të pabesueshme’ — shpesh nuk tregojnë të vërtetën (këtu, këtu, këtu dhe këtu).

Mos lejoni që keqinformimi t’ju mashtrojë. Informohuni nga burime të besueshme dhe mos u bazoni vetëm në një postim qe shfaqet në media sociale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere