[email protected]
Molliqaj nuk ka thënë se “Kurti është spiun i Serbisë”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “mitrovicapress.com” ka publikuar një artikull me titull “Dardan Molliqaj : Albin Kurti eshte spiun i Serbise i paguar nga ta”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli të jetë komplet i sajuar, duke mos u përputhur me përmbajtjen e tekstit.

Lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me një deklaratë të kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, i cili më 3 dhjetor 2020 kishte potencuar se partia e tij, në zgjedhjet e parafundit nacionale, kishte bërë koalicion me AAK-në, për ta kaluar pragun zgjedhor.

Pra, ai asnjëherë në këtë deklaratë nuk thënë se Albin Kurti është spiun i Serbisë, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “mitrovicapress.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në “mitrovicapress.com”:

Dardan Molliqaj : Albin Kurti eshte spiun i Serbise i paguar nga ta

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kanë pasur ftesë që të hyjnë në Qeverinë Hoti, por që nuk kanë pranuar të marrin pozita të zëvendësministrave, të kenë ambasador apo anëtarë të bordeve.

Sipas tij, ata kanë dashur ta drejtojnë një ministri që do të ishin të lirë të vepronin dhe që do t’i bënte ballë Lëvizje Vetëvendosjes.

“Ne jemi i vetmi koncept politik që mund ta çmontojmë politikisht Vetëvendosjen”, ka thënë Molliqaj në “Debat” të RTK-së.Ai tutje ka thënë se është jokorrekte të thuhet se AAK-ja nuk e la ndonjë kandidat të PSD-së të zgjedhet deputet.

“Është jokorrekt të themi që kemi pas vjedhje vota dhe AAK-ja nuk ka faj këtu. Ishim si kandidat shumë larg të zgjedhesim deputet. Ne kur dolem nga VV-ja nga një subjet i populizimit të majt, vendosem të jemi më socialdemokrat, me liberal dhe kjo na kushtoi”, tha Molliqaj.

“Në kontekstin e pakënqësisë së madhe që ishte akumuluar, elektorati i partive të vjetra nuk të voton në konceptin që t’i prezanton. Qasja jonë liberale na dëmtoi. Ne shkuam me AAK-në në koalicion, sepse sondazhet tregonin se s’mund ta kalonim pragun”, ka thënë kryetari i PSD-së.

Vegëza e artikullit të publikuar në “mitrovicapress.com”:

https://mitrovicapress.com/news/3087?fbclid=IwAR1KqxGv_E3Vey1r4LVq48UyVppCq1ZsTNPJMFC2bd4u3gBZbke5J2MnhXM


Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit autentik me intervistën e dhënë nga Molliqaj për emisionin Debat në RTK.

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=483674&fbclid=IwAR2BtecE5xZTANhKNPR6ldZ2kwdQwNfBUuVS1MGAQZoxmL-sxKT6IZ4tsyY


Analiza:

“Mitrovicapress.com” ka përdorur një deklaratë të vjetër të Molliqajt, me titull tërërsisht të trilluar, që nuk konrrespondon me përmbajtjen. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others