[email protected]
Policia dhe Petkoviq japin të dhëna të pasakta rreth numrit të pjesëmarrësve në protestën e organizuar në Rudarë të Zveqanit
shape
shape
shape

Qytetarët serbë janë mbledhur dje (22 dhjetor) në Rudarë të Zveçanit pas thirrjes që bëri i ashtuquajturi ‘Shtabi i Krizave nga veriu i Kosovës’ për të protestuar. Ka pasur interpretime të ndryshme për numrin e pjesëmarrësve në protestën e organizuar.

Ka qenë e para policia e Kosovës që ka dal me një numër zyrtarë të pjesëmarrësve ku pretendon se ishin 1500.

Pas publikimit të kësaj shifre të Policia nga mediat në gjuhën shqipe ka reaguar shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar petkoviq, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook, ka hedhur pretendimin se kishte mbi 10.000 pjesëmarrës në protestën e organizuar në Rudarë të Zveqanit. 

Hibrid.info, në bazë të verifikimit të fakteve të bëra në mënyrë digjitale dhe kalkulimeve të numrit të pjesëmarrësve arrin në një numër tjetër të pjesëmarrësve në protestë, i ndryshëm nga pretendimet e mësipërme.

Vegëza e pretendimeve e të Policisë së Kosovës dhe e mediave në gjuhën shqipe:

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid02u8zHvCsjtcqFCvErbRB3G4JQBo4Xzsn6aJgX3c7qBvBBtosYd891SRYdWwL4Mpf4l

https://kosovapress.com/protesta-ne-veri-policia-demanton-spekulimet-per-gjoja-pengimin-e-autobuseve-ne-shterpce/

Vegëza e reagimit të Petar Petkoviq dhe mediave në gjuhën serbe:

https://www.facebook.com/petar.petkovickim/posts/740316804328588

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1184908/vise-10-000-ljudi-skupu-rudaru-petkovic-srpski-narod-snagom-zajednistva-odgovorio-teror-kurtija-foto

https://www.dnevnik.rs/politika/petkovic-10000-srba-u-rudaru-pokazalo-da-se-zalaze-za-mir-22-12-2022

Pjesë të pretendimeve nga policia e Kosovës:

Sipas vlerësimeve në terren rreth orës 13:00, protesta ka përfunduar e qetë, pa ndonjë  incident të  raportuar dhe në të kanë marrë pjesë rreth 1.500 pjesëmarrës.

Pjesë të pretendimeve nga Petar Petkoviq:

Më shumë se 10,000 serbë sot i dëshmuan mbarë botës se janë për paqen me një tubim dinjitoz dhe madhështor në Kryqin në Rudar!


Policia e Kosovës, pas përfundimit të protestës së qytetarëve serb të organizuar në Rudarë nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook e vlerësoi protestën si të qetë dhe tha se kishin marrë pjesë rreth 1500 pjesëmarrës. (këtu)

Komunikata e Policisë së Kosovës zuri vend në disa media në gjuhën shqipe. Policia e Kosovës për pretendimin e numrin të pjesëmarrësve nuk ofroj ndonjë referencë apo kalkulim në bazë të së cilës është arritur në këtë shifër.

Raportimi në media në gjuhën shqipe për numrin e pjesëmarrësve në protestë të deklaruar nga Policia e Kosovës, bëri që të reagojë shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Ai kundërshtoi versionin e Policisë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke pretenduar se kishte mbi 10.000 pjesëmarrës në protestën e organizuar në Rudarë. Petkoviq, për të mbështetur pretendimin e tij ofroi disa fotografi nga perspektiva të ndryshme nga protesta e djeshme. (këtu)

hibrid.info duke u bazuar në fotografitë e shpërndara nga Petkoviq dhe duke përdorur metodologji digjitale të verifikimit të fakteve ka arritur në një rezultatet që demantohen dy pretendimet e lartcekura për numrin e pjesëmarrësve në protestë.


Për matjen e numrit të pjesëmarrësve ne tubime të ndryshme, hibrid.info përdori metodën për kalkulime të tubimeve të MapCheking.

Hibrid.info duke përdorur këtë platformë ka bërë kalkulimet rreth numrin të pjesëmarrësve në protestë.

https://www.facebook.com/photo?fbid=740316470995288&set=pcb.740316804328588

Sipas raportimeve të mediave në gjuhën serbe (këtu dhe këtu), flamuri që mbahej nga protestuesit ishte 300 metra i gjatë. Kjo ka shërbyer Hibrid.info për të përcaktuar edhe gjatësinë e pjesës rrugës së magjistrales Mitrovicë – Jarinjë e cila ishte mbushur me protestues.

Përkufizimi i hapësirës së protestës së djeshme është bërë duke u bazuar në fotografinë më gjithëpërfshirëse të protestës të shpërndarë nga Petkoviq.

Në bazë të fotografive të shpërndara nga Petkoviq në hapësirën e protestës së organizuar dendësia e pjesëmarrësve varion (në disa paraqitet ma e rrallë e në disa më e dendur).

Për të ilustruar mostrën për dendësinë e pjesëmarrësve në tubime në hapësirë të përcaktuar shihni shembullin e vizualizuar nga Prof. Dr. G. Keith Stil. (këtu)

Për të matur sa më saktë numrin e pjesëmarrësve është përcaktuar që mesatarisht 2.5 persona për metër katror, duke u bazuar në imazhin e fotografisë së shpërndarë nga Petkoviq, që e jep një vëllim/dendësi të prezencës së personave pjesëmarrës.

Në bazë të platformës digjitale MapCheking dhe kalkulimet e bëra duke u bazuar në fotografitë e shpërndara nga Petkoviq, na japin një të dhënë tjetër krahasuar në dy pretendimet. Nga faktet e trajtuara, bazuar në imazhet e paraqitura në fotografitë e protestës, dhe përcaktimit të hapsirës (2252 metër katror), kjo platformë, nga kalkulimi përmes metodologjisë së saj e jep një numër mesatar (të përafërt) me rreth 5600 protestues (këtu)

https://www.mapchecking.com/#bAAAgQOqqK0LOtKZBAACQQdSpK0JltKZB3akrQp60pkH0qytCwrGmQeirK0KTsaZB-6orQtqypkH7qitC2bKmQQ

Ky numër demanton pretendimet e Policisë së Kosovës dhe shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.


Analiza:

Qytetarët serbë janë mbledhur dje (22 dhjetor) në Rudarë të Zveçanit pas thirrjes që bëri i ashtuquajturi ‘Shtabi i Krizave nga veriu i Kosovës’ për të protestuar. Ka pasur interpretime të ndryshme për numrin e pjesëmarrësve në protestën e organizuar.

Policia e Kosovës që ka dal me një numër zyrtarë të pjesëmarrësve ku pretendon se ishin 1500.

Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar petkoviq, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka hedhur pretendimin se kishte mbi 10.000 pjesëmarrës në protestën e organizuar në Rudarë të Zveqanit.

Në bazë të platformës digjitale MapCheking dhe kalkulimet e bëra duke u bazuar në fotografitë e shpërndara nga Petkoviq, na japin një të dhënë tjetër bazuar në dy pretendimet. Sipas kalkulimeve të bëra, hibrid.info vlerëson se numri i pjesëmarrësve në protestën në Rudarë ka qenë rreth 5600, në një hapësirë prej 2252 metër katror.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info vlerëson se dy pretendimet e lartcekura janë “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others