Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Të fundit | Serbia nuk ndau 500 milionë euro për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ish-zyrtari i CIA-s ka folur për Albin Kurtin, audi… Të fundit | Deklaratë e pakonfirmuar që i atribuohet gjeneralit amerikan Craddock Të fundit | Goodwin nuk ka thënë se zëvendëspresidenti i SHBA-së është interesuar për p…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet deklarim i rremë i Ismail Kadaresë për Albin Kurtin

HIBRID

Një llogari në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar një video-material (10 shkurt) me një mbishkrim që pretendon për një deklaratë bërë nga shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare.

Në deklaratë thuhet se Ismail Kadare është shprehur “Të jesh kundër Albin Kurtit sot, si të ishe kundër Adem Jasharit më 1998!”.

Pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë fakt që e provon se një deklaratë e tillë është bërë nga shkrimtari shqiptar.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “lagraqsaqi” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/photo/7333652361178549536


Duke hulumtuar nëpërmjet makinës së kërkimit “Google”, mbi deklarimin e pretenduar, hibrid.info ka gjetur se përveç disa faqeve në Facebook, deklarata nuk është gjetur nga media apo burime kredibile (shih këtu).


Po ashtu edhe në kërkimin për një komentim të Ismail Kadaresë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk është gjetur asnjë vlerësim apo deklarim i drejtpërdrejtë (shih këtu).

Të vetmin burim që hibrid.info ka gjetur, është një artikull i cili tregon komentet e Kadaresë në librin e tij, “Ra ky mort e u pamë” – Ditar për Kosovën, ku shkrimtari, ka folur për kundërshtarët e Konferencës së Rambujesë por pa përmendur emrin e kryeministrit Kurti, i cili atëbotë e kundërshtonte marrëveshjen që buronte nga kjo konferencë (shih këtu).


Nuk është hera e parë që hibrid.info trajton deklarata të pretenduara nga shkrimtari Ismail Kadare (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka deklaruar se “Të jesh kundër Albin Kurtit sot, si të ishe kundër Adem Jasharit më 1998!”, nuk është i qëndrueshëm.

Hibrid.info nuk ka arritur të gjejë se shkrimtari ka dhënë një vlerësim të tillë apo ndonjë koment tjetër mbi kryeministrin Albin Kurti. Mendimi i vetëm i gjetur i shkrimtarit mbi Albin Kurtin, është ai i shprehur në formë jo të drejtpërdrejtë, në një libër të tij, kur Kadare kishte shkruar për kundërshtarët e Marrëveshjes së Rambujesë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere