Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht shuma e monedhave të falsifikuara të dërguara në polici

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova.info” ka publikuar sot (14 shkurt) një artikull me titull “Bankierja dërgon në polici 2 euroshe të falsifikuara që arrijnë shumën mbi 7 mijë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se në titull është pretenduar gabimisht për shumën e monedhave të falsifikuara, që janë dërguar në polici.

Në përmbajtje të artikullit gjendet raporti i Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast, ku sqarohet se në stacionin policor në Podujevë janë dorëzuar 7380 monedha metalike nga 2 €, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Pra, shuma e 7380 monedhave metalike nga 2 €, arrin shifrën prej 14 mijë e 760 euro.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “Kosova.info”:


Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, për këtë rast të cilësuar si “FALSIFIKIM I PARASË”, thuhet se një zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. (shih fotografinë më poshtë)


Pra, nuk bëhet fjalë për monedha 2 euroshe në vlerë mbi 7 mijë euro, siç pretendohet në titullin e artikullit të “Kosova.info”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se bëhet fjalë për 7380 monedha metalike nga 2 euro, që i bie se kjo shumë kap vlerën 14 mijë e 760 euro.


Analiza:

Një portal informativ ka pretenduar gabimisht se një zyrtare e bankës ka dërguar në polici shumën mbi 7 mijë euro monedha 2 € të falsifikuara.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se bëhet fjalë për 7380 monedha metalike nga 2 euro, që i bie se kjo shumë kap vlerën 14 mijë e 760 euro.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere