Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Zemaj nuk deklaroi atë që pretendohet në “bdnewsfeed24.com”

HIBRID

Portali i dyshimtë “bdnewsfeed24.com” ka publikuar një artikull me titull “Armend Zemaj: ”Rini ma të paditur se Kosova nuk kam pa, mos dilni.’”.

Ky shkrim përmban titull e përmbajtje të sajuar. Pas kërkimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk është gjetur asnjë deklaratë e ngjashme nga Zemaj, që do të thotë se ky artikull është komplet i sajuar.

Teksti i artikullit të publikuar nga “bdnewsfeed24.com”:

Armend Zemaj: ”Rini ma të paditur se Kosova nuk kam pa, mos dilni.’ – (VIDEO)

Ministri i Shendetësis, Armen Zemaj kritikoj rinin e Kosoves, Zemaj tha se rinia nuk po kuptojn ose nuk po duan të kuptojn, ai tha se Kosova e ka rinin më të paditur në ballkan.

‘Rini ma të paditur se Kosova skam pa, mos diIni, unë shqip po ju flas, qëndroni në shtëpi.’happeni happsiren e më p00shtme ndiqniii pamjeet e intervistes së Armend Zemaj

Vegëza e artikullit të publikuar nga “bdnewsfeed24.com”:

https://bdnewsfeed24.com/archives/3341?fbclid=IwAR3unc4_wa4l9nPtfFcIEgrzzx_re-QS-PmBKo19cIvXojoSpwnBFaNAMNg

Analiza:

Lajmi i sajuar nga ky portal i dyshimtë, vjen jo-rastësisht menjëherë pas masave që u ndërmorrën sot nga Qeveria e Kosovës si pasojë e parandalimit të virusit Korona. Lajme të tilla hasim shpesh, të cilat dezinformojnë audiencën, si dhe autorët e tyre përfitojnë materialisht përmes klikimeve. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere