[email protected]

Ndryshohet këshilla e virologut gjerman

Portali i dyshimtë “Specialja.com”, ka publikuar një lajm, bazuar në intervistën e realizuar me virologut gjerman Christian Drosten, ku flet për pasojat e pandemisë COVID-19, dhe mundësisë për mbyllje të serishme. Në këtë artikull e titulluar “Drosten: “Nga maskat nuk do të shpëtojmë lehtë”, nuk paraqiten detaje të cilat e vërtetojnë atë që pretendohet përmes […]

Njoftim i vjetër dhe i ndryshuar për ndalimin e fluturimeve komerciale nga Prishtina

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull të vjetër rreth anulimit të fluturimeve komerciale nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Lajmi rreth anulimit të këtyre fluturimeve është i pasaktë dhe i sajuar. Teksti brenda artikull përmban një lajm të vjetër, bazuar në komunikatën 21 marsit të publikuar nga Aeroporti i Prishtinës. Ndërsa e njëjta komunikatë […]

Këshillë mjekësore e pa verifikuar

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Sytë e kuq ju paralajmërojnë për sëmundjen e rëndë”. Portalet si “GazetaExpress”, “Lajmi.net” dhe “Periskopi.com”, e kanë publikuar këtë artikull, i cili nuk përmban burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Teksti i publikuar në këto media: Sytë e […]

Lajm i rremë me titull të sajuar për aderimin e Vjosa Osmanit në VV

Portali i dyshimtë “Thedailybarta24.com” ka publikuar një lajm me titull “ZYRTARE: Vjosa Osmani emërohet nënkryetare e Vetëvendosjes?”. Titulli i këtij lajmi është i sajuar, meqenëse vet Vjosa Osmani nuk ka dhënë ndonjë deklaratë të tillë si dhe teksti në këtë artikull paraqet prononcimin e saj për media të bërë më datën 7 shtator, ku njoftoi […]

Vendoset titull i rremë për të nxitur lexuesit të klikojnë reklamën brenda tekstit

Portali i dyshimtë “Valetal.info” vazhdon të publikojë tekste të rreme. Në publikimin e radhës të kësaj ueb-faqe, në titullin e të cilit thuhet se “virusi Korona do t’i fuqizojë këto shpezë dhe bota do të jetë drejtë fundit?”, synohet të përhapet edhe një dezinformatë e radhës. Titulli i këtij artikulli nuk përputhet fare me përmbajtjen […]

Lajm i vjetër dhe titull i rremë për vende të lira pune në Gjermani

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “Valetal.info”, ka publikuar një artikull me titull “Gjermania kërkon 472 punëtor, afati për të Aplikuar deri më 30 Shtator”. Fillimisht, pas një kontrolli të fakteve, lajmi për nevojën e tregut gjerman për 472 mijë punëtorë profesionistë, del të jetë i vjetër, pasi që i njëjti është publikuar në gusht […]