[email protected]

Nuk ka zbarkim të trupave britanike në Kosovë e as reagim të Vuçiqit

Portale të dyshimta në gjuhën shqipe kanë publikuar dje dhe sot (23 e 24 shkrut) artikuj me titull “Vuciqi t’merrohet! Trupat britanike ‘zbarkojnë’ në derë të Serbisë, Britania e Madhe po përforcon Ushtrinë e Kosovës”. Pretendimi i ngritur përmes titullit, bazuar në hulumtimin e bërë nga hibrid.info, rezulton të jetë i manipuluar. Nga ajo që […]

Rizvanolli nuk ka thënë “se qytetarët po ‘gënjejnë’ lidhur me faturat e rrymës”

Media online “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull me titull “Rizvanolli thotë se qytetarët po ‘gënjejnë’ lidhur me faturat e rrymës”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili është vërtetuar se përmban titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për […]

Pretendimi se “Borell ka dhënë një lajm të mirë për liberalizimin e vizave” është i rremë

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe si “Banglarreporter.com” dhe “Konakushqiptar.com”, kanë publikuar një artikull me titull “Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borell, ka dhënë një lajm të mirë për liberalizimin e vizave”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është […]

Pretendohet rrejshëm se Zvicra ka dhënë mbështetje të papritur për Kosovën

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “multinewz.com” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili është vërtetuar se përmban titull të rremë që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet një deklaratë e mësueses Albana Bejta-Gjocaj, e cila kishte organizuar aktivitete të ndryshme me […]

Biden nuk ka dhënë asnjë lajm lidhur me heqjen e vizave

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me titull “URIME/Biden me lajm të madh, Në këtë datë do hiqen Vizat”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i publikuar […]

Kurti nuk ka ndarë 4 mijë banesa sociale për familjet në nevojë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar artikullin me titull “Kurti ndan 4000 banesa sociaIe per famiIjet ne nevoje”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk korrespondon me përmbajtje, si dhe lajmi është i vjetër. Hibrid.info ka gjetur se […]

Stoltenberg nuk ka thënë se është dorëzuar Rusia

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “News426media.com” ka publikuar një artikull me pretendim se shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë lajmin për dorëzimin e Rusisë. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet deklarata […]

Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë nga data 1 mars

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se nga data 1 mars do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë. Hibrid.info pasi ka verifikuar faktet në këtë artikull, ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet deklarata e zëdhënësit të ZRrE-së, Petrit […]

Artikull i vjetër me titull të sajuar

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull “Së shpejti do të fitojnë kartela pagesore me nga 100 euro këta kategori të qytetarëve”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër. Hibrid.info gjatë hulumtimit […]