info@hibrid.info
Biden nuk e ka kërcënuar Serbinë në rast agresioni ndaj Kosovës dhe Bosnjës
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

U publikua një video-material që shfaq presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, duke thënë se “Nëse Serbia nis agresionin kundër fqinjëve të saj, Kosovës ose Bosnjë e Hercegovinës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të hezitojnë të përdorin të gjithë forcën e nevojshme në përgjigje”.

Ky video-material u publikua me datë 3 maj në median sociale TikTok nga llogaria “DardaniaTimes”.

Çfarë nuk shkon me këtë video?

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky video-material është gjeneruar me inteligjencë artificiale. Pra, një deklaratë e tillë nuk është bërë nga presidenti amerikan.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “DardaniaTimes”:

@dardaniatimes

“Deklarata e fuqishme e Bidenit kundër Serbisë.” #dardania #kosova #shqiperia #dardaniatimes

♬ original sound – DardaniaTimes

Pasi të shikohet video-materiali, vërehet një panatyrshmëri tek sytë dhe goja e Biden.

Për të mbështetur këtë fakt, hibrid.info ka analizuar video-materialin me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet deepfake apo të gjeneruara me inteligjencë artificiale.

Në bazë të rezultateve të dhëna nga aplikacioni “Hive Moderation” del që video-materiali është 98,2 % përmbajtje deepfake ose AI. (shih fotografinë më poshtë)


Çka pretendohet të ketë thënë Biden në këtë video-material? (shih më poshtë të përkthyer në shqip)

Nëse Serbia nis agresionin kundër fqinjëve të saj, Kosovës ose Bosnjë e Hercegovinës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të hezitojnë të përdorin të gjithë forcën e nevojshme në përgjigje. Të jemi të qartë: Nuk ka aleat më të afërt për SHBA-në në Evropë sesa shqiptarët dhe jemi të përkushtuar për mbrojtjen e tyre.

Hibrid.info e ka përkthyer në gjuhën angleze këtë deklaratë, të cilën e ka kërkuar në “Google” dhe rezultatet nuk kanë paraqitur asnjë gjetje. Pra, një deklaratë e tillë nuk gjendet e publikuar në asnjë medium. (shih këtu)


Analiza:

Nëpërmjet një video-materiali, u pretendua se Joe Biden është deklaruar se “Nëse Serbia nis agresionin kundër fqinjëve të saj, Kosovës ose Bosnjës, SHBA-të nuk do të hezitojnë të përdorin të gjithë forcën e nevojshme në përgjigje”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se video-materiali është i gjeneruar me inteligjencë artificiale ose deepfake. Një deklaratë e tillë nuk është dhënë nga presidenti amerikan.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »