[email protected]
Biden s’ka caktuar emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një artikulli është pretenduar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka vendosur të caktojë një emisar special për çështjen e njohjes së Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse nga Bashkimit Evropian.

“Kush është i besuari i Biden që do emërohet ‘emisar special për njohjen e Kosovës’”, mban titullin artikulli i publikuar nga mediumi në gjuhën shqipe “euronews.al”, e që është transmetuar edhe nga disa portale informative në Kosovë.

Çka nuk shkon me këtë artikull?

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se Joe Biden nuk ka propozuar ndonjë emisar special për njohjen e Kosovës nga shtetet e BE-së. Bëhet fjalë vetëm për një propozim nga një grup ekspertësh, në një raport të publikuar në vitin 2022.

“Nga kriza në konvergjenca: Një strategji për ta tejkaluar paqëndrueshmërinë në Ballkan, në themel”, mban titullin raporti që mban datën e 18 janarit 2022, i publikuar nga forumi “Wilson Center” dhe “Foreign Policy Institute at Johns Hopkins SAIS”. Ky raport u riaktualizua pasi u rishpërnda nga profesori amerikan, Edward Joseph, më 27 maj në platformën X (ish-Twitter). Joseph është autor kryesor i raportit.


Vegëza e postimit të artikullit nga “euronews.al”:

https://archive.is/L2uAz


“Presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘emisar special për njohjen e Kosovës’ nga pesëshja e Bashkimit Evropian (BE) – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro. Biden propozoi Edward Joseph në këtë pozicion, ligjërues në shkollën e studimeve të avancuara ndërkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, në një raport të fundit”, thuhet në hyrje të artikullit të “euronews.al”.

Artikulli vazhdon me propozimin e Josephit

“’Administrata e Bidenit mund të nxisë ofertën për konvergjencë nëpërmjet emërimit të njëkohshëm të një të dërguari të ri të posaçëm kushtuar njohjes së Kosovës, paralelisht me shpalljen e sanksioneve të SHBA-së për liderët në Shqipëri apo Kosovë që promovojnë bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë’, shkroi Joseph mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor”, vazhdon artikulli i “euronews.al”

Ky citat del të jetë marrë nga raporti i vitit 2022, i cekur më lartë (shih këtu, faqe 65)

Pjesa origjinal në raportin në gjuhën angleze, e që u përkthye në artikull nga “euronews.al”:

“The Biden Administration can spur the bid for convergence by the simultaneous appointment of a new Special Envoy devoted to Kosovo Recognition, along with announcement of US sanctions for leaders in Albania or Kosovo who promote any ‘union’ of these two independent countries.”


Përmbajtja e “euronews.al” është publikuar edhe nga disa portale informative në vend:

https://archive.is/xW2Cq

https://ghostarchive.org/archive/WILLS

https://archive.is/9b7W2


Përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë lajme të ditëve të fundit që ndërlidhin emrin e Edward Josephit me emisar special të SHBA-ve për çështjen e njohjes së Kosovës. (shih këtu)


Analiza:

Nëpërmjet një artikulli është pretenduar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vendosur të caktojë emisar special për çështjen e njohjes së Kosovës. “Euronews.al” ka përmendur profesorin Edward Joseph si të propozuar.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se propozimi në fakt ka qenë nga vetë Joseph dhe një grup ekspertësh, në një publikim të vitit 2022 në raportin me titull “Nga kriza në konvergjenca: Një strategji për ta tejkaluar paqëndrueshmërinë në Ballkan, në themel”.

Artikulli i “euronews.al” është marrë edhe nga disa portale informative në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I paverifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »
1406