info@hibrid.info
Erdogani nuk ka thënë se veriu i Kosovës duhet t’i takojë Serbisë
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

U pretendua se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se veriu i Kosovës duhet t’i takojë Serbisë.

Ky pretendim u publikua në formë postimi në TikTok nga llogaria “pograddeccii”. Në mbishkrimin e këtij postimi, thuhet se Erdogani këtë deklaratë e dha për televizionin serb B92.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë e presidentit turk në lidhje me çështjen e veriut të Kosovës, gjatë vizitës së tij njëditore që e kishte në Serbi me 11 tetor.

Edhe fotografia në këtë postim është marrë nga takimi i 11 tetorit, ndërmjet presidentit turk dhe atij serb, Alleksandar Vuçiq. (shih këtu)


Hibrid.info ka hulumtuar në ueb-faqen e mediumit serb “B92”, dhe rezultatet nuk shfaqin një deklaratë të tillë të bërë nga Erdogani, siç pretendohet nga llogaria e lartcekur në TikTok. (shih këtu)

Kryesisht lajmet në këtë medium serb në lidhje me vizitën e Erdoganit në Serbi, ishin për industrinë e mbrojtjes në bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy shteteve.


Hibrid.info e ka trajtuar përmbajtjen e publikuar në TikTok me arsyetimin se e njëjta deri në shkrimin e këtij artikulli, ka arritur të grumbullojë mbi 600 mijë shikime e mbi 35 komente. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi se Erdogan ka deklaruar që veriu i Kosovës duhet t’i takojë Serbisë, është i rremë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur e publikuar asnjë deklaratë e tillë e bërë nga presidenti turk.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »