info@hibrid.info
Fotografia nuk paraqet pjesëtar të Policisë së Kosovës duke kryer rite fetare në kufirin Kosovë – Serbi
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një fotografie pretendohet se në të shfaqet një pjesëtar i Policisë së Kosovës (PK) duke kryer rite fetare në borë afër kufirit Kosovë – Serbi.

Kjo fotografi me këtë pretendim është gjetur e publikuar me datë 22 nëntor në Facebook nga faqja “Lajme Nga Bota”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas kërkimit online, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se nuk kemi të bëjmë me pjesëtar të PK-së. Fotografia autentike është publikuar nga një llogari që mban emrin “Ardian Lushtaku” me datë 28 dhjetor 2019.

Në përshkrimin e fotografisë së publikuar nga llogaria “Ardian Lushtaku” thuhet se ajo është realizuar në Hajlen e Vranocit, e cila ndodhet në kufi të Kosovës me Malin e Zi. (shih këtu)

Po ashtu nuk ka asnjë fakt që i njëjti është pjesëtar i PK-së.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se e njëjta fotografi është shpërndarë nëpër faqe të ndryshme në Facebook që nga viti 2021. Por, në ato faqe, kjo fotografi mbante përshkrim tjetër, duke pretenduar se ky person është ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Përmes një fotografia u pretendua se në të paraqitet një pjesëtar i PK-së duke kryer rite fetare në borë. Gjithashtu, u pretendua se e njëjta është realizuar në kufirin Kosovë-Serbi.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se fotografia është e vjetër, e gjetur e publikuar nga një llogari në Facebook. Në përshkrimin e kësaj fotografie autentike thuhet se e njëjta është realizuar në kufirin Kosovë – Mal i Zi.

Po ashtu, nuk ka asnjë fakt që personi që shihet në fotografi është pjesëtar i PK-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si e “Pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »