[email protected]
Njësia Speciale nuk ka reaguar ndaj betimit të Qeverisë së re të Serbisë
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “TikTok” është pretenduar se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj betimit të Qeverisë së re të Serbisë.

Llogaria me emrin “shqiponja.ksv” ka publikuar një video më 6 maj me mbishkrimin: “Qeveria serbe betohet ta ruaj Kosovën nën serbi, Njësia Speciale reagon…”

Çka nuk shkon me këtë video? 

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se janë ndërlidhur dy video, që nuk kanë pasur të bëjnë me njëra-tjetrën.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “shqiponja.ksv” në Tiktok:

Kjo video ka grumbulluar mbi 224 mijë shikime deri në kohën e publikimit të këtij artikulli. I ka marrë më shumë se 12 mijë e 500 pëlqime e qindra komente.


Të dyja videot janë të mediumit “Klan Kosova”. Pjesa e parë e videos është marrë nga kronika e lajmeve të datës 2 maj, 2024 (shih këtu), ndërsa pjesa e dytë është kronikë e emisionit “Info Magazinë” e publikuar më 27 dhjetor, 2023. Në kronikën e dhjetorit, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë folur për operacionin e Banjskës (shih këtu – pjesa e përdorur nga minuta e gjashtë)


Analiza:

Llogaria “shqiponja.ksv” në TikTok ka publikuar një video nëpërmjet të cilës është pretenduar se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka reaguar pas betimit të Qeverisë së re të Serbisë.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se për këtë përmbajtje janë përdorur dy video të ndryshme që s’kanë qenë të ndërlidhura me njëra-tjetrën për të krijuar narracionin e pretenduar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Translate »