[email protected]
Nuk ka vendim për shlyerje të kredive për të moshuarit në Kosovë
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një faqe në Facebook ka publikuar një vegëz e sponsorizuar, në formë imazhi, në mbishkrimin e së cilës, pretendohet se të moshuarve do t’u ofrohen pagesa falas të kredive.

Vegëza është publikuar dje (5 qershor) nga një faqja me emrin “Convenient Loan” ndërsa imazhi përmban logon e Republikës së Kosovës, me pretendimin se bëhet fjalë për një vendim që do të zbatohet në vendin tonë.

Por si qëndron e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ekziston asnjë vendim institucional, për pagesë të kredisë për asnjërën prej kategorive të qytetarëve.


Vegëza e publikuar në formë imazhi nga faqja “Convenient Loan” në Facebook:

https://archive.is/BcOKh


Hibrid.info ka kontrolluar ueb-faqen e paraqitur nga vegëza në fjalë dhe ka kuptuar se faqja në fjalë shfaq disa seksione, të cilat në shumicën e rasteve, pas klikimit, dërgojnë në ueb-faqe të jashtme, të cilat dedikohen për çështje kredish, por që nuk kanë të bëjnë asgjë me institucionet e Kosovës.


Poashtu, me anë të ueb-faqes “ScamAdviser.com“, e cila bën kontrollin e ligjshmërisë së ueb-faqeve, është gjetur se faqja në fjalë, vlerësohet me besim të ulët (shih këtu).

Ndërsa, hibrid.info ka gjetur se edhe faqja në Facebook, e cila e ka publikuar vegëzën, nuk ka asnjë publikim tjetër në kohështrirjen e saj dhe nuk ka paraqitur të dhëna rreth veprimtarisë (shih këtu).

Tutje, hulumtimi me anë të makinës së kërkimit, “Google”, nuk ka gjetur asnjë vendim zyrtar institucional, në lidhje me përmbajtjen e pretenduar (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi për pagesa falas të kredive për të moshuarit, nga institucionet e Kosovës, nuk qëndron.

Përmbajtja është publikuar nga një burim i dyshimtë, ndërsa nuk është gjetur vendim zyrtar që konfirmon atë.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »
1406