[email protected]
Pamjet nuk paraqesin “Tifozat Kuq e Zi” në Dortmund, videoja u realizua në Tiranë
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Jemi në ditën e 5 të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Gjermani, dhe materiale manipuluese të ndërlidhura me këtë ngjarje po shfaqen çdo ditë.

Së fundmi është shfaqur një video-material në rrjete sociale, përmes së cilës pretendohet se janë pamje të “Tifozave Kuq e Zi” në Dortmund, në Euro 2024.

Video-materialin e ka publikuar (15 qershor) një llogari në TikTok me emrin “gazeta.mk”.

E vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se pamjet janë të vjetra dhe të njëjtat nuk shfaqin pamje nga Dortmundi.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “gazeta.mk” në TikTok:

https://archive.is/FJJE2


Deri në momentin e trajtimit, ky video-material ka marrë mbi 28 mijë pëlqime dhe afër 385 mijë shikime (shih këtu).


Pas hulumtimit me anë të programit të automatizuar të kërkimit, “inVID”, hibrid.info ka gjetur këto pamje të publikuara edhe në të kaluarën.

Të njëjtat janë gjetur të publikuara në Youtube në 16 nëntor të vitit 2023, të cilat, në bazë të përshkrimit, paraqesin pamjet e koreografisë së “Tifozave Kuq e Zi” para dhe gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Çekinë, në kuadër të eleminatroeve për Euro 2024 (shih këtu).

Ndonëse pamjet nuk shfaqen nga këndi i njëjtë, hibrid.info ka kuptuar se këto momente janë xhiruar në Tiranë dhe jo në Dortmund, ashtu siç pretendohet. (shih më poshtë krahasimin e pamjeve)


Analiza:

Pretendimi që tregon se videoja shfaq pamje të “Tifozave Kuq e Zi” në Dortmund, është i pa saktë.

Momentet e paraqitura janë shkrepur në nëntor të vitit të kaluar, para ndeshjes së Shqipërisë me Çekinë, në Tiranë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “E paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »