info@hibrid.info
Përmbajtje mashtruese që thotë se do të ofrohet një operacion pa pagesë me laser në Kosovë
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një vegëz e sponsorizuar, në formë imazhi është publikuar me mbishkrimin, që pretendon se në Kosovë do të ofrohet një operacion pa pagesë me laser.

Kjo vegëz është publikuar dje (5 maj) në Facebook, nga faqja me emrin ”Service333”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka gjetur se pretendimi në fjalë, është mashtrim.


Vegëza e publikuar në formë imazhi nga faqja “Service333” në Facebook:

https://archive.is/H6KZB

Sipas mbishkrimit, pretendohet se kjo mundësi do të jetë e disponueshme nga 1 qershori deri më 1 shtator, në 20 spitale të zonës.

Screenshot

Në ueb-faqen e paraqitur nga vegëza në fjalë është kuptuar se faqja në fjalë shfaq disa seksione, të cilat në shumicën e rasteve, pas klikimit, dërgojnë në ueb-faqe të jashtme, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me institucionet e Kosovës.


Hibrid.info ka kontrolluar me anë të ueb-faqes “ScamAdviser.com“, e cila bën kontrollin e kredibilitetit së ueb-faqeve, është gjetur se faqja në fjalë, vlerësohet me besim të ulët (shih këtu).

Po ashtu, hibrid.info ka gjetur se edhe faqja në Facebook, e cila e ka publikuar vegëzën, nuk ka asnjë publikim tjetër në kohështrirjen e saj dhe nuk ka paraqitur të dhëna rreth veprimtarisë (shih këtu).

Hulumtimi nga hibrid.info tregon se nuk ka asnjë institucion në kuadër të Qeverisë së Kosovës me emrin “Departamenti i shëndetësisë”. Departament i vetëm i Qeverisë së Kosovës, i cili mbikëqyr funksionimin e sistemit te kujdesit shëndetësor në Kosovë, është Ministria e Shëndetësisë (shih këtu).

Ndërsa, pas kërkimit me anë të makinës së kërkimit, “Google”, nuk është gjetur asnjë vendim zyrtar institucional, në lidhje me përmbajtjen e pretenduar (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se do të ofrohet një operacion pa pagesë me laser në Kosovë, për periudhë 1 qershor – 1 shtator, është i pa vërtetë.

Faqja e publikuar me këtë pretendim është e dyshimtë, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë vendim zyrtar në lidhje me mundësinë e pretenduar.

Bazuar në metodologjinë në fjalë, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen në fjalë si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »