[email protected]
Përmes titullit pretendohet gabimisht se një person është arratisur nga burgu
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një artikull, i titulluar “Arratiset një person nga burgu i Gjilanit”.

Lajmi është publikuar nga portali i Radio Star, “radiostargjilan.com”, më 17 maj të këtij viti .

Cila është e vërteta?

Pas verifikimit nga hibrid.info, është gjetur se bëhet fjalë për një person të arrestuar, i cili ishte arratisur në korrik të vitit 2023.


Vegëza artikullit të publikuar nga portali “radiostargjilan.com”:

https://archive.is/AXbnd


Artikulli me titullin e njëjtë është gjetur i publikuar edhe në portalin e televizionit “teve1.info” (shih këtu).

Duke u bazuar edhe në komentet e publikuara në postimin e këtij artikulli në Facebook, hibrid.info vlerëson se ekziston mundësia që informacioni i publikuar në titull, të merret si i mirëqenë nga lexuesit (shih këtu).

Por, në kreun e artikullit, bëhet i ditur informacioni kur thuhet se “Një person është arrestuar pasi i njëjti ditë më parë kishte arritur që të arratiset nga burgu në Gjilan”.


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të cilit i janë referuar në artikull, i dyshuari i arrestuar, ishte arratisur nga burgu i Gjilanit, më 15 korrik të vitit 2023.

Raporti i Policisë së Kosovës:

15.07.2023 – 15:40. Më 16.05.2024 njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte në arrati. Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave kosovarë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për çka dhe është hapur rast i veçantë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje


Gjithashtu, hibrid.info ka gjetur një raportim nga mediat e shkruara, ku konfirmohet se bëhet fjalë për arrestimin e personit, i cili ishte arratisur në korrik të vitit të kaluar (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi për arratisjen e një personi nga burgu i Gjilanit, nuk është i saktë.

Hibrid.info ka gjetur se një person i arratisur, është arrestuar pas 10 muajsh qëndrimi në liri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Translate »