Shkroi: Fatbardh Dema
“Ushtria e Kosovës përfundimisht do të pajiset me këto raketa në fillim të vitit 2025 (Elbit System)”, mban mbishkrimin një video-material.
Kjo përmbajtje u publikua sot (20 gusht) në Facebook nga faqja “Me Albin Kurtin”.
E vërteta
Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në burime kredibile që dëshmon këtë pretendim. (shih këtu)
Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Me Albin Kurtin”:
https://www.facebook.com/reel/431580005908502
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë, të publikuar me datë 15 maj 2023. (shih këtu)
Artikulli tregon se Spanja atëkohë kishte arritur marrëveshje me kompaninë izraelite “Elbit System”, për t’u pajisur me sistemin autonom të raketave “PULS”.
Hibrid.info ka hulumtuar se cilat shtete pritet të pajisen me një sistem të tillë të raketave, e që rezultatet nuk e shfaqin Kosovën në këtë listë.
Shtetet që pritet të pajisjen me këto mjete ushtarake janë Tailanda, Filipinet dhe Norvegjia, ndër të tjerë. (shih këtu)
Analiza:
Përmes një materiali të vjetër u pretendua rrejshëm se mjetet ushtarake që paraqiten në video, në fillim të vitit 2025 do të jenë pjesë e FSK-së.
Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se këto pajisje janë prodhim izraelit dhe se të njëjtat, së paku zyrtarisht, nuk pritet t’i posedojë Kosova.
Shtetet që pritet të furnizohen me këto pajisje janë Tailanda, Filipinet dhe Norvegjia, ndër të tjera.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të publikuar në Facebook nga faqja “Me Albin Kurtin” si “Lajm i rremë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.