info@hibrid.info
Pretendim i rremë se një raport amerikan thotë se Kurti do t’i fitojë 70% të votave dhe do t’ia bashkojë Kosovën Shqipërisë
shape
shape
shape

Shkroi: Sefer Zogaj

Faqja në Tik Tok, “faktehistorikeShqip”, ka publikuar një foto të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Përmes këtij postimi pretendohet se mediumi amerikan “Washington Post” ka botuar një artikull sipas të cilit ka raportuar se kryeministri Kurti është në koordinim të plotë me presidentin amerikan, Joe Biden.

Kjo faqe tutje thotë se ekziston një raport i brendshëm amerikan, sipas të cilit “Kurti do t’i fitojë 70% të votave në zgjedhjet e ardhshme dhe do t’ia bashkojë Kosovën me Shqipërinë”.

Ky postim ka marrë 5795 pëlqime, 818 komente, si dhe 348 shpërndarje.


Çfarë nuk shkon në këtë pretendim?

Nga kërkimet e ‘Hibrid’, nuk ekziston asnjë raport i Washington Post që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka koordinim me presidentin amerikan Joe Biden. (shih këtu)


Faqja nuk e jep asnjë referencë kur thotë se ekziston një raport i brendshëm amerikan në të cilin pretendohet se “Kurti do të fitojë 70% në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit në Kosovë”. Madje, nuk ofrohet ndonjë e dhënë që mund ta argumentonte këtë pretendim.

Kjo faqe nuk e jep asnjë dëshmi për këtë raport ku aludon se “Kurti do t’ia bashkojë Kosovën Shqipërisë”. Nga kërkimet e Hibrid asnjëri pretendim nuk është gjetur i publikuar nga burime kredibile apo zyrtare.


Analiza

Pretendimi se Kurti është në koordinim të plotë me Joe Biden, do të fitojë 70% të votave në zgjedhje e ardhshme, si dhe  do t’ia bashkojë Kosovën Shqipërisë  rezulton pretendim i rremë.

Nuk ekziston asnjë artikull i “Washington Post” me aludime të tilla, siç pretendohet.

Bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si lajm i rremë.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.


Ky artikull është përgatitur si pjesë e projektit ‘Kundër Dezinformimit përmes Inovacionit dhe Mësimit Eksperimental’, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Artikulli është verifikuar nga ekipi i Hibrid.info dhe ekspertët e angazhuar për të siguruar përputhjen me metodologjinë tonë për verifikimin e fakteve. Ky artikull përmban verifikime të mirëfillta, por nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Hibrid.info apo të Ambasadës së SHBA-së.

Share With Others

Translate »