info@hibrid.info
Pretendohet rrejshëm se shkaku i shpërthimit të kanalit të ujit në “Ibër-Lepenc” disa vende në Kosovë kanë mbetur pa energji elektrike
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një videoje të publikuar dje (29 nëntor) pretendohet se shumë vende në Kosovë kanë mbetur pa energji elektrike si shkak i shpërthimit që ndodhi dje në Zubin Potok, në veri të vendit, që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Videoja me këtë pretendim u publikua në Facebook nga faqja “Jeta n’Podujevë”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se nuk ka asnjë informacion që shkaku i këtij shpërthimi, disa vende në Kosovë janë përballur me mungesë të energjisë elektrike.

Gjithashtu, nuk ka asnjë fakt që videoja e publikuar dje (29 nëntor) të jetë realizuar pas shpërthimit që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), mbrëmë ka njoftuar se incidenti i raportuar së fundmi në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që lidhen me Nënstacionin Prishtina 1, të shkaktuara nga incidenti i lokalizuar. (shih këtu)

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook tha se “Ibër Lepenci, rreth orës 02:00 pas mesnate, në një afat rekord, ka vendosur gjashtë tuba të përkohshëm me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit ‘Kosova B’. Kësisoj, presim që furnizimi me energji elektrike të vazhdojë i pacenuar”. (shih këtu)

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-lepenc”, Faruk Mujka njoftoi përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook se në një afat rekord janë vendosur 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit. (shih këtu)

Analiza:

Përmes një videoje pretendohet se pamjet paraqesin disa vende në Kosovë që kanë mbetur pa energji elektrike shkaku i shpërthimit që ndodhi dje në Zubin Potik, në veri të vendit, që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Mirëpo, në lidhje me këtë video, nuk ofrohet asnjë fakt që e mbështet pretendimin e bërë, si dhe nuk dihet data e realizimit të saj.

KOSTT, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka, kanë bërë të ditur se shkaku i këtij shpërthimi nuk ka ndodhur shkëputje e energjisë elektrike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje të publikuar në Facebook nga faqja “Jeta n’Podujevë”, si “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Dezinformatë”.


Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »