Faqja në Facebook me emrin “The Reis” me datë 4 tetor ka publikuar një përmbajtje me pretendimin se “Erdogan sapo ka shpall bisedat në Parlamentin e Turqis për me i dhuru Kosovës këta Aeroplana MMU TFX”.
Megjithatë, pas verifikimit të fakteve bazuar në hulumtimin e kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se një pretendim i tillë nuk ekziston.
Vegëza e përmbajtjes së publikuar në faqen “The Reis”:

Edhe pse në pretendimin e mësipërm thuhet që Erdogan shpalosi bisedat në parlament për dhënien Kosovës aeroplan MMU TFX, në fjalimin e fundit (1 tetor) të Erdogan-it, në hapje të punimeve të parlamentit turk, nuk është thënë ndonjë gjë lidhur me pretendimin e mësipërm. (këtu, këtu)
Për më tepër, referuar Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, projekti i aeroplanëve të serisë MMU (Milli Muharip Uçak), është nënshkruar në vitin 2017 dhe është paralajmëruar që fluturimi i parë i këtyre aeroplanëve të realizohet në vitin 2025. (këtu)
Së voni është bërë e ditur se përkundër faktit që është paralajmëruar që në vitin 2025 do të realizohet fluturimi i serisë së këtyre aeroplanëve, kjo pritet të ndodh në fund të vitit 2023. (këtu)
Analiza:
Faktet tregojnë se Erdogan nuk ka shpalos në parlament ndonjë bisedë rreth dhënies Kosovës aeroplan të serisë MMU TFX.
Po ashtu, kjo seri e aeroplanëve pritet që fluturimin e parë të realizojë në fund të vitit 2023, edhe pse është planifikuar që kjo të realizohet në vitin 2025.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “lajm i rremë”.
Vlerësimi:
Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.
Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.