[email protected]
Publikohet lajm i rremë dhe mashtrim për qëllime financiare duke keqpërdorur emrin e mediumit “Telegrafi.com” dhe gazetarit Vehbi Kajtazi
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje e titulluar “Banka e Kosovës po padit Vehbi Kajtazi për ato që tha në televizionin live”.

Në përmbajtje pretendohet për një intervistë të gazetarit Berat Buzhala me gazetarin tjetër, Vehbi Kajtazi, ku ky i fundit tregon për një mënyrë se si të pasuroheni, përmes paltformës, online “Nearest Edge”.

Në shkrim po ashtu, pretendohet se emisioni u ndërpre me anë të një telefonate nga siç thuhet Banka e Kosovës, por brenda artikullit tregohet edhe një pjesë e kësaj interviste të pretenduar, ndërmjet Buzhalës dhe Kajtazit.

Kjo përmbajtje që është paraqitur si informacion i publikuar nga portali “telegrafi.com”, është publikuar nga një ueb-faqe në emrin e paltformës online “Nearest Edge” (shih këtu).

Çka gjeti hibrid.info?

Gjetjet tregojnë se kjo përmbajtje është publikuar në mënyrë të paautorizuar në emër të një mediumi dhe ka përdorur deklarime të rreme për ta paraqitur informacionin e synuar.


Vegëza e artikullit të publikuar:

https://shorturl.at/4V1V6


Fakti që pretendimi mbi mënyrën e pasurimit nëpërmjet platformës online “Nearest Edge”, është paraqitur me anë të një deklarimi publik të gazetarit Vehbi Kajtazi që pretendohet të jetë bërë në emisionin “Intervista e Buzhalës”, hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit për intervistat e Kajtazit në këtë program.

Intervista e vetme ku Kajtazi ka folur për emisionin në fjalë, është gjetur në kanalin zyrtar të portalit “Nacionale.com”, në Youtube, e publikuar më 23 janar të vitit 2023. Intervista, nga edhe prej së cilës janë shkëputur imazhet e këtij artikulli, është e publikuar në dy pjesë dhe në të nuk është diskutuar për mënyrën e pretenduar të të pasuruarit (shih këtu dhe këtu).


Së dyti, hibrid.info ka kontrolluar me anë të makinës së kërkimit “Google”, për pretendimin e ndonjë padie të mundshme nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK, në artikull i referohen si Banka e Kosovës) për gazetarin Vehbi Kajtazi, por që nuk ka gjetur asnjë burim kredibil që konfirmon atë (shih këtu).

Ndërsa, për të vërtetuar se ky artikull nuk është përgatitur nga mediumi “telegrafi.com”, faqja e logoja e të cilit shfaqen në këtë artikull, hibrid.info ka kontrolluar në ueb-faqen e këtij portali, lajmet për gazetarin Kajtazi, por nuk ka gjetur asgjë të ngjashme me pretendimin në fjalë (shih këtu). Ky portal, gjithashtu ka mohuar për “hibrid.info” autorësinë e kësaj përmbajtjeje.

Hibrid.info, po ashtu ka verifikuar besueshmërinë e kësaj ueb-faqe, me anë të platformës për kredibilitetin e ueb-faqeve, “ScamDoc.com“, ku në bazë të të dhënave të shfaqura, konfirmohet se ky domain vlerësohet të jetë mesatarisht i besueshëm dhe burim i përmbajtjeve që cilësohen të jenë “SPAM”(shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se BQK ka paditur gazetarin Vehbi Kajtazin për një deklaratë në një intervistë te gazetari tjetër, Berat Buzhala, ku ai tregon se si të pasurohemi nëpërmjet një platforme online, është i pa vërtetë.

Publikuesi i këtij pretendimi në mënyrë të paautorizuar, ka përdorur faqen e mediumit “telegrafi.com” për ta paraqitur artikullin, ndërsa ueb-faqja publikuese e artikullit është e dyshimtë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë” dhe “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »
1406