[email protected]
Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut nuk është bartur në Dortmund
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

““Skënderbeu, heroi kombëtar” niset drejt Dortmundit për ndeshjen Itali – Shqipëri”, mban mbishkrimin një video e publikuar me datë 16 qershor.

Video-materiali u publikua nga faqja zyrtare e televizionit Klan në Instagram.

Në këtë video-materialit paraqitet shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, duke u bartur me një automjet.

Cila është e vërteta rreth kësaj videoje?

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se videoja është e vjetër (4 maj) dhe paraqet shtatoren e Skënderbeut duke u bartur në qytetin e Gjakovës.


Vegëza e video materialit të publikuar në Instagram nga faqja e televizonit Klan (rtvklan):

https://archive.is/0dLOe


Përveç në faqen e televizionit Klan në Instagram, videoja e njëjtë është gjetur e publikuar po ashtu me datë 16 qershor në faqen zyrtare në Facebook të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, e cila mban mbishkrimin “😍🦅🇦🇱 TË GJITHË PËR NË DORTMUND” (shih këtu dhe të arkivuar këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar me datë 4 maj në faqen zyrtare në Facebook të portalit “Indeksonline.net”. (shih këtu)

Në mbishkrimin e këtij postimi nga faqja “Indeksonline” shkruan “Shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu niset drejt Gjakovës”.


Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut u përurua në Gjakovë me datë 4 maj. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se një video-material që paraqet bustin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut duke u bartur për në qytetin e Gjakovës, u paraqit rrejshëm se i njëjti është duke u bartur për në qytetin gjerman Dortmund për ndeshjen Itali Shqipëri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »