[email protected]
Tërmeti ka ndodhur në Mal të Zi, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “belmouth.com” ka publikuar sot (14 mars) një artikull me titull “Tërmet i fortë në Tiranë – Ja Sa ishte shkalla …”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se tërmeti nuk ka ndodhur në Tiranë, por në fakt një i tillë ka goditur Malin e Zi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, e që dridhjet janë ndjerë edhe në rajon përfshirë edhe Tiranën.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje të artikullit, ku thuhet “Tërmeti 5.6 balle ka goditur veriun e Malit te Zi nga ku eshte ndjere ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e disa vende te tjera te Ballkanit”.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “belmouth.com”:

https://www.belmouth.com/2024/03/14/termet-i-forte-ne-tirane-ja-sa-ishte-shkalla/?fbclid=IwAR3P-IxmOm3GES6DxUJNLDRyKq2Brp7StBOeEg1LSKFDKCyNwgoVAjiv6x0

I njëjti artikull me pretendimin e njëjtë është shpërndarë edhe nga faqe me përmbajtje në gjuhën shqipe në Facebook. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Hibrid.info ka hulumtuar në platformën online të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), e cila raporton për tërmetet që godasin pjesën e Evropës, që qartësohet se në Mal të Zi ishte epiqendra e këtij tërmeti prej 5.4 ballësh. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “belmouth.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se një tërmet i fortë ka goditur sot (14 janar) kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se epiqendra e këtij tërmeti nuk ishte në Tiranë, por në Mal të Zi, e që dridhjet e tij janë ndjerë edhe në rajon përfshirë këtu Tiranën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others

Translate »