Artikulli me titull “Vdes nga Coronavirusi vajza e ish-deputetit, ishte shtatzënë (Emri/Foto)”, është publikuar nga portali “veriu.info”.
Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi në të nuk qartësohet se për vajzën e cilit ish-deputet bëhet fjalë.
Ndërsa vetëm pasi të klikojmë në artikull, vërehet se lajmi qartësohet duke u bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në Greqi, dhe bëhet fjalë për vajzën e ish-deputetit grek – Stathis Koutmeridis.
Duke ditur se portali “veriu.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje ka të bëjë me vajzën e ndonjë ish-deputeti kosovar.
Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:
Parthena Koutmeridou, 38 vjeçe, vajza e ish-deputetit të PASOK, Stathis Koutmeridis, humbi betejën për jetën me Covid-19.
Ajo nuk ishte vaksinuar nga frika për shkak të shtatzënisë.
Siç kishte thënë i ati për protothema.gr, ajo e kishte shtyrë vaksinimin pas një konsulte përkatëse me gjinekologun e saj dhe për t’i paraprirë lindjes.
Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:
Analiza:
Portali “veriu.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me vdekjen e vajzën së ish-deputetit grek, ndërsa në titull nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.
Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.
Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.