[email protected]
Titulli nuk sqaron se për kampionatin e cilit shtet bëhet fjalë 
shape
shape
shape

Portali informativ “Gazeta Shqip” ka publikuar dje (19 shtator) një artikull me titull “Kampionati i futbollit në KAOS! Dhuna gjatë ndeshjeve, gjyqtarët ngrihen në protestë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se në titull nuk tregohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Vendndodhja e lajmit sqarohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku tregohet se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Qipro.

Për faktin që portali informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtja e ofruar nga ky portal është në gjuhën shqipe, titulli lë hapësirë për interpretim se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “gazeta-shqip.com”:

https://gazeta-shqip.com/sport/kampionati-i-futbollit-ne-kaos-dhuna-gjate-ndeshjeve-gjyqtaret-ngrihen-ne-proteste/


Pjesë nga artikulli i publikuar në “gazeta-shqip.com”:

Pas dhunës së vazhdueshme ndaj gjyqtarëve, kampionati është pezulluar

Kampionati i futbollit në Qipro është përfshirë nga dhuna dhe, ata që e kanë pësuar më shumë janë gjyqtarët e ndeshjeve dhe familjarët e tyre.


Për të vërtetuar se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Qipro, hibrid.info po ashtu ka gjetur të publikuar në media të huaja artikuj në lidhje me ngjarjen në fjalë (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Portali informativ “gazeta-shqip.com” ka publikuar një artikull në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Qipro, në titullin e së cilës nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. “Gazeta-shqip.com” është medium i online i shkruar në gjuhën shqipe, që vepron në Shqipëri. Prandaj, mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqip-folëse.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »