Artikulli u korrigjua vetëm nga mediumi sportal.blic.rs pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu)
Medium serb “telegraf.rs” ka publikuar dje (4 tetor) një artikull në të cilin pretendohet se futbollisti Andi Zeqiri, është deklaruar se e flet pak serbishten.
Mediumi serb ka pretenduar se futbollisti i kombëtares zvicerane me origjinë nga Kosova, i ka bërë këto deklarata në konferencën për media, para ndeshjes Çukariçki – Genk, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Por pas hulumtimit është vërtetuar se Zeqiri është deklaruar ndryshe nga ajo që është pretenduar në mediumin serb.
Vegëza e artikullit të publikuar nga medium serb “telegraf.rs”:
Deklarata e Andi Zeqirit e publikuar në “telegraf.rs”, e përkthyer në shqip:
“Familja ime jeton shumë afër Serbisë (do të thoshim në Serbi), madje unë flas pak serbisht. Sa i përket ndeshjes, ata nuk do të vijë në të.”
I njëjti pretendim është publikuar edhe nga mediumi tjetër serb “blic.rs”. (shih këtu)
Duke iu referuar mediumit serb “telegraf.rs”, pretendimin si të tillë e kanë publikuar edhe disa nga mediat në gjuhën shqipe si, “Gazeta Express, “Kanal 10”, “Insajderi.org”, “Kosova sot”dhe “lajmi.net”. (shih këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)
Por pas verifikimit të “hibrid.info” është vërtetuar se deklarata e pretenduar e Zeqirit është e paqëndrueshme.
Hibrid.info ka gjetur deklaratën e Zeqirit, në ueb-faqen zyrtare të klubit futbollistik belg, Genk. (shih këtu)
Në artikullin e publikuar nga klubi belg kuptohet se futbollisti i Zvicrrës, ka deklaruar se babai tij flet serbisht, e jo vet ai, ashtu si pretendohet në publikimet e mediave të lartë-cekura.
Deklarata e Andi Zeqirit e publikuar në ueb-faqen e Genk:
“Si lojtar sigurisht që është një ëndërr të luaj në Evropë, por tani është sigurisht e veçantë. Prindërit e mi nuk jetojnë aq larg nga këtu, babai im flet edhe serbisht”, tha sulmuesi në frëngjisht.
Analiza:
Mediumi serb “telegraf.rs” ka publikuar një artikull ku pretendohet se futbollisti Andi Zeqiri ka deklaruar se flet pak serbisht.
Të njëjtin artikull referuar mediumit serb e kanë publikuar edhe disa nga mediat në gjuhën shqipe.
Por që “hibrid.info” ka vërtetuar se Zeqiri është deklaruar se është babai i tij, ai që e flet serbishten.
Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë” dhe “Përmbajtje e paverifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.