[email protected]
As titulli e as fotografia nuk qartësojnë se ngjarja ka ndodhur në Këln të Gjermanisë
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

U publikua një artikull i titulluar “Hidhet në erë dyqani në qendër të qytetit”.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (18 shtator) në mediumin online në gjuhën shqipe “kosova-sot.info”.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Titulli është përgjithësues që nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Vendndodhja e lajmit bëhet e ditur vetëm në hyrje të artikullit kur thuhet se “Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në qendër të Këlnit, në një dyqan veshjesh…”.

Pse trajtohet ky artikull?

Portali që ka publikuar tekstin është i regjistruar në Kosovë (këtu) dhe ka shumicën e lexuesve shqipfolës (këtu), andaj edhe mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, mund të bëjë që audienca të mendojë se ngjarja ka ndodhur në ndonjë qytet në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “kosova-sot.info” (shih këtu, këtu)


Përveç titullit përgjithësues, kjo përmbajtje nuk sqaron as përmes fotografisë se ku ka ndodhur ngjarja. Në fotografi gjendet vetëm mbishkrimi “LAJMI I FUNDIT”.

Për të vërtetuar se ngjarja ka ndodhur në Këln të Gjermanisë, hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur artikullin e publikuar nga medium gjerman “Bild.de”, i cili citohet si burim edhe në përmbajtjen e artikullit në “Kosova-sot.info”. (shih këtu)


Analiza:

Lajmi për një shpërthim në një dyqan në Këln të Gjermanisë, është i saktë. Por, titulli i artikullit të trajtuar e as fotografia nuk e bëjnë të qartë vendin se ku ka ndodhur ngjarja.

Duke e ditur se portali “Kosova-sot.info” është medium në gjuhën shqipe dhe i regjistruar në Kosovë, mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, mund të bëjë që audienca të mendojë se ngjarja ka ndodhur në ndonjë qytet në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »