Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar dje (26 shkurt) një artikull lidhur me aksidentin e autobusit në Kroaci me mbishkrimin në postimin në Facebook, “Autobusi ishte me targa te Kosoves!”
Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info është gjetur se autobusi i aksidentuar dje në Kroaci kishte targa të shtetit të Shqipërisë e jo të Kosovës, siç pretendohet.
Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovapost.net”:
Në pamjet që zënë vend në kronikën e përgatitur nga mediumi “TopChannel” lidhur me rastin shihet që autobusi i aksidentuar kishte targa të shtetit të Shqipërisë. (këtu)

Pra, autobusi i aksidentuar në Kroaci, siç shihet në pamjet e publikuara në media ka targa që fillojnë me shkronjat AB të shërbimeve të transportit rrugor të shtetit të Shqipërisë. (këtu)
Analiza:
Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull lidhur me aksidentit të autobusit në Kroaci me mbishkrimin në postimin ne Facebook, “Autobusi ishte me targa te Kosoves!”
Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info është gjetur se autobusi i aksidentuar dje në Kroaci kishte targa të shtetit të Shqipërisë e jo të Kosovës, siç pretendohet.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “përmbajtje e pa verifikuar”.
Vlerësimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.