Certifikohen dy nga pjesëmarrëset e trajnimit “Hulumtimi dhe verifikimi i fakteve online” dhe praktikës në hibrid.info, në kuadër të projektit “Promovimi i gazetarisë objektive dhe lufta kundër dezinformimit” që mundësohet nga National Endowment for Democracy (NED), realizuar nga hibrid.info.
Në kuadër të trajnimit 5 ditor janë trajtuar praktikat e reja të, kontrollit të fakteve, metodave të hulumtimit online, verifikimit online të burimeve, përdorimit efikas dhe të siguritë të informatave në hapësirën digjitale, nga profesorë universitarë dhe ekspertë të fushës së komunikimit e gazetarisë si dhe hulumtimit dhe kontrollit të fakteve.
Si pjesë e trajnimit ishte edhe praktika 2 javore në hibrid.info, ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të praktikojnë temat e trajtuara në trajnim.
Praktika do të vazhdojë me pjesëmarrës të tjerë.