Mediumi “koha.net” në faqen e tyre ne Facebook kanë postuar fotografi, duke pretenduar se një vajzë 3-vjeçare shtrëngon dorën e shpëtimtarëve pas shpëtimit nga rrënojat e tërmetit në Turqi.
Në mbishkrimin e vendosur në këtë postim shkruan “Vajza 3-vjeçare e shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi shtrëngon dorën e shpëtimtarëve”.
Pas hulumtimit të hibrid.info përmes makinave digjitale të kërkimit, është gjetur se kjo fotografi është bërë gjatë tërmetit të nëntorit më 2020 në Izmir.
Postimi i “Koha.net” në Facebook:
Kjo fotografi me këtë pretendimi është shpërndarë edhe nga disa mediume tjera. (këtu, këtu, këtu)
Fotografia e përdorur nga mediumi Koha.net, ka të bëjë me tërmetin e vitit 2020 në Izmir të Turqisë, ku vajza 3-vjecare u shpëtua pas 65 ore qëndrimi nën gërmadha. (këtu, këtu)

Analiza:
Fotografia e shpërndarë në faqen e saj në Facebook nga “koha.net”, duke u ndërlidhur me tërmetin e sotëm në Turqi, rezulton të jetë e vjetër.
Fotografia që paraqet një vajzë të vogël duke shtrënguar dorën e shpëtimtarit pas shpëtimit nga gërmadhat të shkaktuar nga tërmeti, ka të bëjë me tërmetin e vitit 2020 në Izmir të Turqisë.
Bazuar në metodologjinë e punë, hibrid.info këtë postim e vlerëson si “përmbajtje e pa verifikuar”.
Vlerësimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.