[email protected]
Konspiracion se djegia e flamurit serb në Mitrovicë të Veriut paraqet mbjellje frike për serbët nga ana Kurtit
shape
shape
shape

Shkroi: Festim Rizanaj

Në mediat në gjuhën serbe është publikuar një artikull dje (11 korrik) me titull “FLAMURI SERB DIGJET NË MITROVICË TË KOSOVËS: Kurti edhe një herë mbjell frikë në popullin tonë në Kosovë”.

Ngjarja e djegies së flamurit serb në Mitrovicën veriore, është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Mediat në gjuhën serbe e interpretojnë këtë ngjarje mbjellje frike për qytetarët serbë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.


Vegëza e artikullit të publikuar në media në gjuhën serbe:

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1387372/zapaljena-srpska-zastava-kosovskoj-mitrovici-kurti-ponovo-seje-strah-medju-nas-narod-kim (archive)

https://24sedam.rs/politika/vesti/316254/zapaljena-zastava-srbije/vest (archive)


Çka dihet deri tani në lidhje me këtë ngjarje?

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një flamur është djegur afër një lokali dhe, pas shqyrtimit të video-incizimeve, është vërejtur se katër persona të panjohur kanë kaluar aty pranë, duke dyshuar se njëri prej tyre i ka vënë flakën flamurit.

“Mitrovicë Veri / 09.07.2024 – 00:37. Policia ka pranuar informatën se në afërsi të një lokali është djegur një flamur. Pas shikimit të video-incizimeve është vërejtur se aty pranë kanë kaluar katër persona të panjohur dhe dyshohet se njëri prej tyre i ka vënë flakën flamurit. Rasti nën procedurë hetimore.”

Krahas kësaj, Petrit Fejza nga Policia e Kosovës për rajonin e Veriut, për median në gjuhën serbe “KoSSev” ka thënë se ekziston një video ku shihen disa persona duke djegur flamurin, por policia ende nuk ka arritur t’i identifikojë ata. (këtu)

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Radio Mirovica Sever se në rrugën Kolasinska, pranë tri soliterave, është djegur një flamur serb. (këtu)

Çka nuk shkon me artikullin?

Mediumet në gjuhën serbe ngjarjen e interpretojnë si mbjellje frike për komunitetin serb nga e ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Bazuar në faktet e ofruara një ndërlidhje e tillë është paqëndrueshme.

Në bazë të të dhënave të Policisë së Kosovës, dihet se njëri nga katër personat duke kaluar pranë një lokali në Mitrovicën e Veriore, i ka vënë flakën flamurit serb. Sipas PK-së, personat nuk kanë arritur të identifikohen dhe se rasti është në procedure hetimore.


Analiza:

Djegia e flamurit serb pranë një lokali në Mitrovicë të Veriut nga një person i paidentifikuar interpretohet pa fakte se mbjellje frike për qytetarët serb nga ana kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Policisë së Kosovës, nuk dihen kryesit e veprës dhe qëllimi.

Bazuar në metodologjinë, pretendimi vlerësohet si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others

Translate »