info@hibrid.info
Kosova nuk është furnizuar me pajisjet ushtarake me sistem të mbrojtjes ajrore “KORKUT 8×8”
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një fotografie që paraqet pajisjen ushtarake “KORKUT 8×8”, pretendohet se Kosova është furnizuar me këtë sistem të mbrojtjes ajrore.

Ky postim u publikua dje (6 nëntor) në TikTok nga llogaria me emrin “fskkrenariajone”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se një pretendim i tillë nuk qëndron. Një informatë e tillë nuk është publikuar në asnjë burim kredibil. Gjithashtu, llogaria e lartcekur nuk ofron asnjë fakt që do ta mbështeste këtë pretendim.


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se fotografitë e automjeteve ushtarake që janë përdorur në këtë postim, janë prodhim i Turqisë, nga kompania ASELSAN dhe quhen KORKUT 8×8. (shih këtu)

Pajisjet e tilla ushtarake aktualisht i posedojnë Forcat e Armatosura të Turqisë dhe nuk ka asnjë fakt që Kosova është furnizuar me to. (shih këtu)

Gjithashtu, as në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë, nuk gjendet ndonjë njoftim që pretendon se këto pajisje janë blerë nga Kosova. (shih këtu)


Hibrid.info edhe gjatë muajit shtator ka trajtuar një përmbajtje të ngjashme, e cila është vlerësuar si “Lajm i rremë”. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi se Kosova ka blerë nga Turqia pajisje ushtarake me sistem të mbrojtjes ajrore “KORKUT 8×8”, është i rremë.

Një informacion i tillë nuk është gjetur i publikuar nga asnjë media kredibile, e po ashtu as nga ndonjë burim kredibil, në këtë rast Ministria e Mbrojtjes në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »