info@hibrid.info
Largimi dhe zëvendësimi i Reja-s, pretendim i pavërtetë
shape
shape
shape

Portali informativ “Syri.net” ka publikuar dje (2 tetor) një lajm në lidhje me drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë, duke hedhë pretendimin e pabazuar për emërimin e një selektori të ri, për ta zëvendësuar atë aktual – Edi Reja. Në artikullin e këtij mediumi pretendohet se drejtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit (FShF) pritet të marrë trajneri italian – Luigi Di Biagio.

Ky portal e paraqet këtë informacion si të bazuar në disa burime të veta, dhe shton se FSHF dhe trajneri italian janë në bisedime për të arritur marrëveshjen, duke e paraqitur si një vendim që pritet të ndodhë së shpejti. Mirëpo, ky artikull rezultoi të jetë i pavërtetë, pas një reagimi që bëri FShF. Organi më i lartë i futbollit në Shqipëri e ka quajtur këtë pretendim si të pavërtetë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Syri.net”:

https://www.syri.net/sport/536984/edi-reja-kapitull-i-mbyllur-ish-trajneri-i-italise-prane-stolit-te-kombetares-shqiptare/?fbclid=IwAR0r76BcQqinzrmqfIwlh7DgUwlVidiVfbUFFgHVOZkaGV8cRQ15NHnKPqk

Pjesë të artikullit të publikuar në “Syri.net”:

Përvoja e trajnerit Reja është e madhe, por mos arritja e objektivave dhe me kontratën që skadon në nëntor, atij zor se do t’i ofrohet rinovimi.

Dhe sipas burimeve për Syri.net, është Luigi Di Biagio ai i cili pritet të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. FSHF dhe trajneri italian janë në bisedime për të arritur marrëveshjen, e cila duket se është afër.


Artikulli i “Syrit.net” është shërndarë nga disa media në gjuhën shqipe. (këtu, këtu, këtu)


Bazuar në burimet e veta, portali informativ “Syri.net” pretendon se i ka mbaruar koha trajnerit të tanishëm të Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, dhe së në vend të tij do të përzgjidhet trajneri italian, Luigi Di Biaggio.

Pas lajmit të publikuar, FSHF nëpërmjet një reagimi në ueb-faqen zyrtare, ka sqaruar për publikun se lajmet për emërimin e Di Biaggios në krye të Kombëtares “janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë”. (këtu)

Pjesë nga komunikata e FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt.


Analiza:

Portali informativ “Syri.net” në një artikull të publikuar ka pretenduar se koha e Edi Rej-ës, si trajner i kombëtares Shqipërisë ka përfunduar, dhe se në vend të tij do të emërohet trajneri italian Luigi Di Biaggio.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në një komunikatë publike këto pretendime i ka quajtur të pavërteta dhe spekulime të pabaza.

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punës pretendimet e portalit informativ “Syri.net” i klasifikon si “lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »