info@hibrid.info
Lavrov pretendon pa fakte se armët Stinger dhe Javeline të destinuar për Ukrainë, po shiten në Kosovë e Shqipëri
shape
shape
shape

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka publikuar një post/cicrimë në Twitter duke pretenduar se, një pjesë e madhe e armëve anti-tank të markave, Stinger dhe Javeline nga Ukraina, po kalojnw nw tregun e zi në Kosovë e Shqipëri.

Këtë pretendim, ministri i jashtëm rus e bënë duke mos e mbështetur në fakte. Ky postim është bërë dje (22 qershor) në faqen zyrtare në Twitter të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Vegëza e postimit/cicërimës së Ministrisë së Jashtme të Rusisë:

Cicërima e përkthyer në shqip:

Do të ishte një ide e mirë të zbulonim saktësisht se ku kanë shkuar armët e disponueshme tani në Ukrainë – Stingers & Javelins. Janë në tregun e zi. Disa janë shfaqur në Shqipëri dhe Kosovë. Armet rishiten me zbritje. Tregu i zi po rritet

Këtë deklaratë Lavrov e ka dhënë gjatë forumit ekonomik të Shën Peterburg-ut, të mbajtur nga 15 deri më 18 qershor të këtij viti (këtu).


Analiza:

Këtë pretendim, ministri i jashtëm i Rusisë Lavrov nuk e mbështetë në asnjë fakt. Hibrid.info ka gjetur deklaratën e plotë të Lavrov-it që ndërlidhet me këtë pretendim, në të cilën shihet se ai, përveç pjesës së postuar, nuk ka dhënë detaje shtesë që të mbështesë pretendimin e bërë.

Pra nuk paraqiten as fakte narrative as vizuale që mbështesin pretendimin se këto armë po shiten në tregun e zi në Kosovë e Shqipëri.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të Lavrov-it si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »