info@hibrid.info
Lazio nuk ka kërkuar rikthimin e Muriqit
shape
shape
shape

Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar dje (20 tetor) një artikull me titull “Lazio kërkon rikthimin e Vedat Muriqit”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, pasi në përmbajtje thuhet se rikthimin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, e kanë kërkuar disa tifozë të skuadrës së Lazios, e jo vetë klubi, siç lë të kuptohet me anë të këtij titulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Insajderi.org”:


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi italian “lalaziosiamonoi.it”, në të cilin thuhet se në komentin e lënë në Instagram nga Vedat Muriqi te ish-bashkëlojtari i tij te Lazio, Ciro Immobile për lindjen e djalit të tij, disa komentues (tifozë) të kësaj skuadre kanë kërkuar nga sulmuesi kosovar që të rikthehet te ky ekip. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe me shumë faktin se skuadra e Lazio-s nuk e ka kërkuar rikthimin e sulmuesit kosovar, hibrid.info ka gjetur kërkesën nga tifozët drejtuar Muriqit përmes rrjetit social Instagram. (shih këtu)


Duhet theksuar se Muriqi këtë vit është transferuar nga Lazio tek skuadra spanjolle Mallorca. (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar një artikull nga mediumi italian “lalaziosamonoi.it”, në të cilin thuhet se disa tifozë përmes komenteve në rrjetin social Instagram, kanë kërkuar që Vedat Muriqi të rikthehet te skuadra italiane Lazio.

Ndërsa “Insajderi.org” në titullin e këtij artikulli ka lënë të kuptohet se rikthimin e Muriqit e ka kërkuar skuadra Lazio.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »