[email protected]
Mashtrim për zbritje të çmimit për biçikleta elektrike
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një përmbajtje me pretendimin se ofron zbritje për biçikleta elektrike deri në 40%.

Ky postim është publikuar më 18 shtator nga një faqe në Facebook, me emrin “Daily Digest”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Këtij publikimi i mungojnë të dhënat rreth biznesit që ofron mundësinë e pretenduar, gjë e cila e bën ofertën në fjalë jo të vlefshme.


Njoftimi është publikuar në formë vegëze të integruar në imazh.


Hibrid.info ka gjetur se pas klikimit të vegëzës së përfshirë në imazhin e publikuar, ueb-faqja e shfaqur nuk jep asnjë informacion mbi biznesin apo kompaninë që ofron mundësinë në fjalë. Në hapësirën e faqes, shihen disa seksione, të cilat pas klikimit hapin ueb-faqe të jashtme (shih këtu).


Hibrid.info, po ashtu ka verifikuar kredibilitetin e domeinit të kësaj ueb-faqe, përmes platformave që vlerësojnë besueshmërinë e faqeve, “ScamAdviser.com” dhe “ScamDoc.com”, ku tregohet se ueb-faqja e kontrolluar ka besueshmëri të ulët (shih këtu dhe këtu).

Madje nga “ScamAdviser.com” theksohet se kjo ueb-faqe është raportuar si “Maluare i mundshëm” (anglisht – Malware), nga platforma për skanimin e anti-virusëve, “GridinSoft.com”. Ndërsa pas kontrollit të faqes në Facebook, e cila ka publikuar njoftimin e pretenduar është vërejtur se nuk ka asnjë publikim në kohështrirjen e saj (këtu). Të dhënat në transparencën e faqes, tregojnë se vendndodhja e dy personave që menaxhojnë faqen, është Mali i Zi.


Analiza:

Mundësia për një ofertë me zbritje deri në 40% për biçikleta elektronike, është e pavlefshme.

Publikuesi i përmbajtjes me këtë pretendim është i dyshimtë, ndërsa ueb-faqja bashkangjitur përmbajtjes, është rrezik i mundshëm për sistemin tuaj kompjuterik.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »