[email protected]
Me një fotografi nga Rusia tentohet të paraqitet gjendja e rrugës Gjilan – Kllokot
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Një tentim manipulimi me realitetin u tentua të bëhet me një fotografi që shfaq një rrugë me gropa e të cilat janë mbushur me tulla të kuqe e kubëza betoni.

Përmes kësaj fotografie, pretendohet se fotografia është shkrepur në rrugën Gjilan – Kllokot.

“Mërgimtarë të dashur të Gjilanit dhe anamoravës, kujdes gjatë vozitjes, në rrugën Gjilan – Kllokot se kjo është gjendja e saj pas asfalltimit para 1 viti”, thuhet në përshkrimin e kësaj fotografie të publikuar në Facebook nga faqja “Drejt News”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka vërtetuar se imazhi nuk është shkrepur në rrugën që lidh Gjilanin dhe Kllokotin, por se fotografia është shkrepur në një rrugë në Rusi.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Drejt News”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02daaZjF7sdNAKWriBZmdCMBaYTibBMJJXdXuKXUf4xQFSqpj7DuAfrWrCYHFBTEWVl&id=100071272925977


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar, hibrid.info ka gjetur fotografinë e njëjtë të publikuar në vitin 2017 në disa platforma online në gjuhën ruse. (shih këtu dhe këtu)

Në njërën nga platformat online në gjuhën ruse, kjo fotografi e publikuar daton 7 vite më parë (2017) dhe mban mbishkrimin “Rruga në Murmansk”. Qyteti Murmansk gjendet në Rusi (shih këtu)


Analiza:

Përmes një fotografie që paraqet një rrugë me gropa, u pretendua se e njëjta paraqet gjendjen aktuale në rrugën Gjilan – Kllokot.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia tregon një rrugë të qytetit rus Murmansk dhe se e njëjta qarkullon në internet që nga viti 2017.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »