info@hibrid.info
Në artikull mungon deklarata që pretendohet përmes titullit
shape
shape
shape

Shkroi: Altina Marmullaku

Përmes titullit është pretenduar se vëllai i Liridona Ademaj, ka deklaruar më 16 nëntor të këtij viti se fëmijët e saj e kishin parë vrasjen e Ademajt.

Çka nuk shkon me këtë artikull?

Por, pas klikimit në artikull nuk ka as edhe një informacion përveç se thuhet “më 29 nëntor bëhet një vit nga tragjedia që tronditi të gjithë Kosovën, vrasja e Lirdona Ademajt, 30 vjeçares nga Gjakova”.

“Deklarata tronditëse e vëllait të Liridona Ademajt: Fëmijët panë gjithçka!”, mban titullin ky artikull i publikuar nga portali i dyshimtë “bilgininadresi.net”.


Deklarata e vëllait të Liridona Ademaj, dhënë për mediumin “Telegrafi” më 16 nëntor ishte, “fëmijët i brengosë më së shumti fakti se ishin ne veturë dhe se si babai i tyre e shtrëngoj krahun e nënës e tyre në momentin kritik që vrasja të kryhet sa me lehtë”.


Analiza:

Përmes titullit të një artikulli të publikuar nga një portal i dyshimtë, pretendohet se vëllai i Liridona Ademajt ka deklaruar se fëmijët e saj kanë parë vrasjen e nënës së tyre. Artikulli mban titullin “Deklarata tronditëse e vëllait të Liridona Ademajt: Fëmijët panë gjithçka!”.

Mirëpo, pas klikimit të vegëzës, në artikull nuk shfaqet një deklaratë e tillë.

Hibrid.info ka arritur të gjejë deklaratën e vëllait të Liridona Ademajt dhënë për Telegrafi.com, e në të cilën ai është shprehur se “fëmijët i brengosë më së shumti fakti se ishin ne veturë dhe se si babai i tyre e shtrëngoj krahun e nënës e tyre në momentin kritik që vrasja të kryhet sa me lehtë”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga portali i dyshimtë “bilgininadresi.net” si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.


Ky artikull është përgatitur si pjesë e projektit ‘Kundër Dezinformimit përmes Inovacionit dhe Mësimit Eksperimental’, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Artikulli është verifikuar nga ekipi i Hibrid.info dhe ekspertët e angazhuar për të siguruar përputhjen me metodologjinë tonë për verifikimin e fakteve. Ky artikull përmban verifikime të mirëfillta, por nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Hibrid.info apo të Ambasadës së SHBA-së.

Share With Others

Translate »